Connect with us

Ferizaj

Aliu u bën thirrje Ferizajasve për respektim të masave mbrojtëse

Published

on

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në faqen e tij të Facebook-ut, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune të vazhdojnë me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.  Në vazhdim po e publikojmë tekstin e plotë të postimit të kryetarit Aliu:

“ Lutje ferizajasve,

Bashkëqytetarë, virusi COVID-19 ende po vërtitet rreth nesh e për fat të keq po shënon raste të reja. Lehtësimi i masave si duket, ka hasur në disa keqkuptime.

Tash kur Ferizaj po njeh sërish raste të reja me COVID-19, ju lus shmangni ndejat familjare, daljet në sheshe e rrugë pa nevojë, krijoni distancën fizike e shtoni kujdesin për higjienën personale.

Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi.

Gjithëçfarë ju ka munguar, si rëndom para virusit, do ta shijoni së shpejti, porse fillimisht lypset ta normalizojmë situatën duke respektuar sjelljen në kohë pandemie.

Unë e di, besoj tek ju, ne bashkë do ta mundim këtë rrezik!

#mbajenidistancën

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending