Connect with us

Ferizaj

Në Spitalin e Ferizajt nuk ka më vende për pacientë me koronavirus

Published

on

14 persona të prekur me  koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, shumica prej të cilëve kanë nevojë për oksigjeno-terapi.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, thotë se gjendja shëndetësore e tyre për momentin është stabile, mirëpo thekson se në këtë spital në vazhdimësi është duke u rritur numri i personave që po kërkojnë ndihmë për  oksigjeno-terapi.

“14 pacientë janë të hospitalizuar, ndërsa 8 pacientë kanë nevojë për suport të vazhdueshëm të oksigjenit, një rast e kemi pasur në gjendje kritike që e kemi transferu në Mjekësinë Sportive në QKUK, ndërsa pacientët e tjerë kërkojnë suport oksigjeni në mënyrë kontinuele, por kërkesat e mëdha janë nga qytetarët për hospitalizim dhe ne jemi duke bërë seleksionimin e prioriteteve duke krijuar hapësira dhe duke u munduar ta kontrollojmë situatën. Simptomat kryesore që pacientët po kërkojnë me u hospitalizu është frymëzënia dhe pacientët po kanë nevojë për suport me oksigjen dhe kjo është problematika e parë që i shtyen ata me u drejtu në spital dhe në bazë të pacientëve që po frekuentojnë tek ne agresiviteti i virusit është duke dalë në pah”, tha Zeqiri.

Zeqiri thotë se nuk kanë më vende të lira për të pranuar raste të reja në Spitalin e Ferizajt, prandaj duke e parë këtë situatë, ai tha se gjatë kësaj jave do ta funksionalizojnë objektin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Ferizaj.

“Nga dita e djeshme e kemi hapur edhe Repartin e Internos dhe për momentin nuk kemi asnjë vend të lirë, jemi duke e shikuar një riorganizim për krijimin e vendeve të reja për hospitalizim, ndërsa sa i përket planit që kemi filluar me realizu është  funksionalizimi i objektit të ri të ISHPK-së me një kapacitet prej 40 shtretër dhe sot ka filluar ekipa për pastrimin e objektit dhe në këtë javë do të fillojmë me urgjencë ta funksionalizojmë këtë hapësirë pasi çdo ditë është duke u rritur numri“, tha Zeqiri.

Zeqiri apelon tek qytetarët që t’i respektojnë  masat e ndërmarra, pasi situata është duke u përshkallëzuar dhe se nuk munden që të gjithë pacientëve t’iu ofrojnë oksigjeno-terapi.

“Të jemi vigjilent pasi mundësitë për oksigjen janë të kufizuara, nuk kemi mundësi që të suportojmë me oksigjen numër të madh të pacientëve, prandaj e vetmja mënyrë është të respektojmë masat. Maska, higjiena, distanca janë shumë me rëndësi për të frenuar situatën”, tha Zeqiri.

Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga IKSHPK-ja, në Ferizaj janë konfirmuar edhe 17 raste të reja pozitive me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e rasteve aktive në Ferizaj në 116.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending