Gjatë ditës së djeshme reshjet e shiut u përcollën edhe me  breshër në disa zona të Ferizajt.

E, si pasojë e breshërit, sot fermeri nga Ferizaj Dursim Karalija u detyra t’i shkatërroj afër 120 ari fidane të ndryshme të perimeve.

“Në plantacionin tonë kanë qenë të mbjella rreth 80 ari me të gjitha varietet e specit, kanë qenë të mbjella rreth 25 ari me sallatë të gjelbër dhe 10 ari me domate, si pasojë e reshjeve të gjitha këto janë shkatërruar, kjo për neve si fermerë është shumë e rëndë duke pasur parasysh shpenzimet e mëdha pa fitim që i kemi, po ashtu do të jetë problem edhe për mbulimin e shpenzimeve, prandaj sot i’u bëjë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Bujqësisë që të na ndihmojnë”, tha Karalija.

Karalija thotë se kjo është hera e tretë që po i hedhë në plehëra fidanet e tij, dy herë për shkak të pandemisë ku tregu për shitje ka qenë i mbyllur, ndërsa tani për shkak të breshërit.

 “Jo vetëm me këtë, por edhe si pasojë e pandemisë na ka ndodhë shumë herë që prodhimet tonat t’i hedhim në plehëra. Me rastin e mbylljes së gastronomisë është ndalë mbi 80% shitja, ashtu edhe në markete ka ra shitja ku dhe prodhimi na u është prishur dhe jemi detyruar me i hedhë në plehëra, ajo ishte një humbje shumë e madhe në fillim të sezonës, ndërsa edhe tani breshëri i ka dëmtuar edhe më shumë,  sallatën vetëm se e larguam, kurse specat dhe domatet do të jetë problem të rigjenerohen”, tha ai.

Breshëri që ra dje ka shkatuar dëme edhe në kultura të tjera bujqësore në disa fshatra të Ferizajt si në Zaskok, Pleshinë dhe Sojevë . 

Në Drejtorinë  Bujqësisë në Ferizaj thanë se komisioni është duke bërë vlerësimin e dëmeve, ndërsa sa i përket ndihmës për fermerët e dëmtuar, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, përmes telefonit tha se nuk kanë mjete për t’i kompensuar këta fermerë, por e vetmja mënyrë ndihmese do të jetë gjatë ndarjes së subvencioneve ku këta fermerë do të kenë më shumë  përparësi krahas  fermerëve të tjerë.

Të ngjashme

Të tjera