Connect with us

Ferizaj

Anulimi i dasmave dëmton bizneset

Published

on

Përveç pushimeve vera për kosovarët paraqet edhe kohë dasmash. Por, pandemia globale i ka ndryshuar gjërat. Grumbullimi i shumë njerëzve në një vend, është rreziku kryesor i pandemisë dhe duke parë që dasmat paraqesin rrezik të madh shumë kosovarë i kanë anuluar ato e disa të tjerë i kanë shtyer për vitin e ardhshëm.

Anulimi i dasmave po dëmton një rrjet të gjerë të bizneseve që lidhen me to.

Leunora Krasniqi, pronare e dyqanit të veshjeve të nusërisë, thotë se anulimi i dasmave i ka shkaktuar shumë humbje financiare.

“Sa i përket vitit 2020 është katastrofë, tani edhe ora policore, kemi humbje, me të vërtet është tmerr, nga shteti, komuna nuk kemi absolutisht fare ndihmë. Kemi bërë investime të shumta, ne zakonisht e presim korrikun dhe gushtin dhe tani anulimi i dasmave shumë shumë na ka bërë dëme”, tha Krasniqi.

Për shkak të mosorganizimit të dasmave, në prag të falimentimit është edhe Arben Ramdani, pronar i dyqanit  të këpucëve.

“Sivjet është tepër dobët, viteve të tjera ka qenë qyteti më i frekuentuar, ka pasur dasma, ndërsa sivjet dasma nuk ka, mërgimtarë jo dhe ne tani jemi thuajse në buzë të falimentimit. Nuk kemi pasur as maturantë, tani as dasma, pasi në një dasmë janë 300 veta, mund të blejnë 100 prej tyre, tani nuk ka fare, me të vërtet jemi duke shkuar vetëm teposhtë” ,tha Ramadani.

Qytetarët kanë anuluar edhe pushimet. Në kompaninë turistike “Sharr Turist” në Ferizaj, thonë se pas shfaqjes së pandemisë mbi 60% e rezervimeve janë anuluar.

 “Me krahasu me vitin e kaluar kemi shumë humbje të mëdha, ne për rezervime zakonisht për Antalya kemi filluar prej muajit janar dhe shkurt ku kemi pasur shumë kërkesa për rezervime, por pas pandemisë ka pasur shumë kërkesa për anulim e shtyerje, kryesisht arsyet e anulimit të rezervimeve nga ana e qytetarëve ishin që nuk po guxojnë me udhëtu për shkak të pandemisë”, tha Besart Shabani.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending