Connect with us

Ferizaj

Rritet numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim në Ferizaj

Published

on

16 pacientë të grupmoshave të ndryshme janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi në Spitalin Rajonal të Ferizajt, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj Jeton Zeqiri, tha se vetëm në 24 orët e fundit mbi 40 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor në këtë spital, si të dyshuar me Covid-19.

 “Diku mbi 16 pacientë tashmë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, dy prej tyre janë në gjendje pak më kritike. Çdo pacient i cili përmirësohet dhe nuk ka nevojë për oksigjen dhe mund të trajtohet në shtëpi ne automatikisht e lirojmë. Ne vetëm në ditën e djeshme i kemi pasur 42 vizita që kanë ndryshime në rentgen dhe në analiza laboratorike dhe të cilët kërkojnë të trajtohen në spital, të gjithë janë të dyshuar, nuk janë të konfirmuar, pasi numri i testeve është shumë i vogël  dhe rezultatet janë diku 3-4 ditë duke u vonuar për konfirmim, prandaj ne bëjmë apel tek qytetarët që të na ndihmojnë pasi kapacitetet tona sa po vijnë duke u shterrur, ndërsa vigjilenca dhe përkujdesi duhet të rritet pasi nëse nuk e frenojmë zingjirin infektues do të hymë në hallkën e problematikës serioze në trajtimin e aspektit të mirëfilltë”,tha Zeqiri.

 Zeqiri thotë se në Spitalin e Ferizajt janë vetëm 30 shtretër për pacientët me koronavirus. 

“Kapacitetet për shtretër janë duke u zvogëluar për arsye se është duke u rritur në vazhdimësi numri i rasteve që po kërkojnë trajtim spitalor, ndërsa ne përafërsisht diku 28-30 vende i kemi për mundësinë e trajtimin, që do të thotë se është një gjendje shumë serioze, vazhdimisht po rritet numri i të hospitalizuarve,  ne sapo morëm vendim të radhës për krijimin e hapësirave të reja, nga nesër qytetarët trajtimin e rasteve emërgjente do të marrin në qendrën e emërgjencës primare, ndërsa në vendin ku është emërgjenca jonë do të trajtojmë rastet me Covid-19, tani komplet kati i parë i spitalit është duke u marrë me trajtimin e rasteve me Covid-19”, tha Zeqiri.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa më rigoroze për parandalimin e përhapjes e koronavirusit. Në Policinë Rajonale të Ferizajt, thonë se kanë shtuar numrin e policëve në terren, të cilët do t’ua tërheqin vërejtjen qytetarëve që nuk i respektojnë masat, ndërsa ditëve në vijim do të nisë edhe shqiptimi i gjobave ndëshkuese për qytetarët të cilët nuk mbajnë maska dhe nuk i zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Jemi duke i zbatuar planet operative që i kemi pranuar nga drejtoria e përgjithshme, kemi lëshuar policë në terren në një numër më të madh dhe në bashkëpunim me inspektorët komunal jemi duke vepruar, prandaj ne u bëjmë apel qytetarëve të Ferizajt që të respektojnë masat në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre, të familjes dhe të gjithë qytetarëve, ne jemi duke i pritur edhe vendimet shtesë të Qeverisë që janë diskutuar gjatë ditës së djeshme dhe ne do t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet që dalin nga Qeveria”, tha major Mehmetali Hajdini.

Komuna e Ferizajt renditet ndër komunat me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus, me gjithsej 215 raste.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending