Connect with us

Ferizaj

Breshri shkakton dëme të mëdha në Ferizaj

Published

on

Shiu dhe breshri që të shtunën përfshinë Ferizajn dhe disa fshatra të tij, ka shkaktuar dëme të mëdha, e sidomos në kulturat bujqësore.

Gegë Zefi nga fshati Bibaj, i cili ka të mbjella një hektarë dredhëza dhe katër hektarë mjedra, thotë se breshri ia ka dëmtuar të gjitha dredhëzat dhe se ato më nuk janë për treg.

“Dëmi është i madh, diku 90% janë të dëmtuara, dredhëzat sidomos, mjedra diçka ka pshtu, por dredhëza jo, pasi e ka prishur frutin edhe lulen e ka copëtu dhe nuk e besoj që mundet me u rikuperu më. Asnjëherë më parë nuk i kam pas më mirë  edhe koha e prillit ka qenë shumë e mirë dhe shumë shpresëdhënëse, çdo ditë ka qenë me diell nuk kam pas nevojë me intervenua me pesticide, kanë qenë shumë të mira, por për një ditë shkuan dëm të gjitha. Po presim tani  me ardhë me ba vlerësimin nëse ka mundësi me na ndihmu Qeveria apo Drejtoria e Bujqësisë, nëse na ndihmojnë diçka, përndryshe kam fillu me punëtorë me diskutu duhet me ba reduktimin e punëtorëve,  i kam 7 punëtorë e kanë pa edhe ata vetë”, tha Zefi.

 

Ndërsa, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se në bazë të raportimeve nga banorët e zonave të përmbytura dhe vizitave në terren, do të hartohet një raport i evidentimit të saktë të dëmeve që ka shkaktuar stuhia e shiut dhe breshrit në territorin e Ferizajt, për të parë më pas se cilat janë mundësitë për kompensim.

“Një çështje që asnjëherë nuk e kemi bërë mirë ka qenë sigurimi i fondeve në rastet emergjente, janë gjetur shpesh nga Qeveria e Kosovës  fonde edhe për projekteve fiktive, por jo edhe për projekte të tilla për kategoritë që dëmtohen më së shumti dhe sigurisht që nëse kësaj radhe ka ndodh në Ferizaj më vonë do të ndodh edhe në komuna të tjera, por Qeveria përfundimisht  duhet të krijojë fonde rezervë për situata emergjente, sepse kapacitetet e komunave janë të pamjaftueshme për të menaxhuar situata të tilla në kuptimin e dhënies së dëmshpërblimit për dëmet që shkaktohen. Kompensimet, ne do e shohim me Qeverinë, ne do e bëjmë raportin dhe do shohim se çfarë sjellë raporti mbi dëmet e shkaktuara dhe vlerën e saj dhe mbi bazën e vlerës së dëmit të caktuar ne sigurisht kemi bashkëpunim të mirë me Qeverinë dhe do shohim mundësitë se si të kompensohet një dëm i shkaktuar në këtë rast”, tha Aliu.

I pyetur për krijimin e një sistemi të mbrojtjes kundër breshrit në komunën e Ferizajt, Aliu tha se kjo është kompetencë e Qeverisë së Kosovës.

“Duhet të mendojë Qeveria e Republikës së Kosovës, sepse ne e dimë që më parë ka ekzistuar dhe është kërkesë edhe e jona edhe e qytetarëve që të ketë një sistem të mbrojtjes, unë e mbajë mend si fëmijë që ka qenë në fshatin Lloshkobare dhe në bazë të parashikimeve të meterologëve ka bërë reagimet me kohë dhe sado kudo ka parandaluar stuhitë e tilla, e sidomos të breshrit, por është detyrë qeveritare që përmes Institutit Hidrometeorologjik të krijojë masa të tilla mbrojtëse, sepse po flasim për diçka që nuk është në kompetencë të komunës, ne gjithçka është në kompetencën tonë do të bëjmë veprimet e duhura dhe mua më vjen mirë që kemi menaxhuar situatën mirë dhe dëmet janë të vogla në kuptimin e një stuhie çfare ka qenë”, theksoi Aliu.

Sipas zyrtarëve komunal, breshri i së shtunës dëme më të mëdha ka shkaktuar në fshatrat Koshare, Dremjak, Slivovë, Talinoc, Pojatë,  Mirash, Varosh, por edhe nëpër disa fshatra të tjerë. Ndërsa, për dallim prej viteve të kaluara, kësaj radhe në fshatin Tërrn nuk ka pasur vërshime.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Trending