Connect with us

Ferizaj

Mbahet turne memorial në ping-pong për heroin Ahmet Hoxha

Published

on

Në hapësirat e shkollës “Tefik Çanga’ në Ferizaj, është mbajtur turneu ndërkombëtar në ping-pong “Ahmet Hoxha”, pjesë e të cilit ishin afër 100 garues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Hapjen e këtij turne njëditor e bëri kreu i komunës Agim Aliu, i cili duke u zotuar se do të përkrahë turne të tilla, tha se ndihet i privilegjuar  që e ka njohur nga afër heroin Ahmet Hoxha.

Unë kam disa vite jetë, por kam pasur fatin të jem afër tij si nxënës në kuadër të shkollës që sot quhet ‘’Zenel Hajdini”, ka qenë privilegj jo vetëm i imi, por edhe i gjithë qytetarëve të Ferizajt, ka qenë privilegj i bashkëluftëtarëve e veprimtarëve të tij, por mbi të gjitha është privilegj sot edhe i gjithë kombit shqiptar që ka pasur një djalë, një bir të kombit, një profesor, ka pasur një intelektual i cili nuk ishte i rastësishëm në vijën kombëtare e politike për çlirimin e vendit”,tha Aliu.

Jeton Beqiri, kryetar i klubit të ping-pongut “Ahmet Hoxha”, klub ky i cili ka bërë edhe organizimin e këtij turneu, tha se heroi Ahmet Hoxha, që ishte profesor i edukatës fizike, ka qenë personi i cili ka bërë që ky sport të zhvillohet në Ferizaj.

“Qëllimi i këtij turneu është të përkujtojmë heroin e Kosovës Ahmet Hoxha dhe klubi jonë nga Ferizaj është klubi i vetëm i ping-pongut  që e promovon ping-pongun në Ferizaj e mban emrin e heroit dhe kjo na bënë me u ndi shumë krenar pasi ne e kemi trasu rrugën e tij, ai ka qenë një prej personave në vitet e 90 –ta që ka fillu me zhvillu ping-pongun dhe  pas rënies së tij ne kemi vazhdu me vullnet të madh e kemi trashëgu dhe në këtë formë tentojmë ta lartësojmë emrin e tij në të ardhmen”,tha Beqiri.

Skënder Haruni nga klubi i ping-pongut “Skëndërbeu” nga Korça, tha se në këtë turne po marrin pjesë për ta nderuar jetën dhe veprën e heroit Ahmet Hoxha.

“Këtu jemi për të nderuar dëshmorin Ahmet Hoxha dhe si zakonisht çdo vit jemi të respektuar nga klubi i Ferizajt, është kënaqësi për ne, po ndjehemi të respektuar,  është një traditë shumëvjeçare që gjithmonë na jep emocione”, u shpreh Haruni.

Ndërsa, bashkëshortja e heroit Ahmet Hoxha, Fevzie Hoxha, tha se ndjehen të nderuar që ky turne po bëhet madhështor çdo vit e më shumë  .

“Nderë dhe krenari për neve, unë si bashkëshorte e Ahmet Hoxhës jam krenare që pata një bashkëshort të tillë, ky turne memorial që organizohet çdo vit për Ahmetin i falënderoj të gjithë që marrin pjesë. Jam krenare se ka qenë një bashkëshort i cili ka pasur ideale të mëdha dhe ia arriti qëllimit”, theksoi Hoxha.

Turneu i sotëm memorial ndërkombëtar në ping-pong është i 19-të me radhë, ndërsa organizatorët thanë se nga tani kanë filluar përgatitjet për turneun e 20-të, i cili sipas tyre, do të jetë masovik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending