Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita e Mjedisit në Ferizaj

Published

on

Ikën nga zyrat për t’ia kushtuar një gjysmë ore ambientit. Kryetari i Ferizajt bashkë me ekipin e tij qeverisës mbollën disa drunj dekorativ afër bibliotekës së qytetit, me ç’rast e shënuan Ditën Botërore të Mjedisit.  Edhe sot në këtë ditë ku si rëndom krerët e institucioneve dalin e mbjellin lule, kryetari Aliu përsëriti premtimin e tij që qeverisja aktuale një rëndësi të veçantë do t’ia kushtoj mjedisit, madje shtoi se për hapësirën gjelbëruese ky pushtet do të kujdeset 365 ditë.

“Pra kjo është platforma ime qeverisëse dhe ky është përkushtimi jonë permanent që ne të jemi të kujdesshëm në politikat mjedisore dhe jo vetëm të krijojmë hapësira të pastra dhe hapësira të gjelbra, por çdo ditë  e më shumë duke parë këtë vullnet të të rinjve do ta ndryshojmë Ferizajn dhe Kosovën në mënyrë që të jetojmë në një ambient të pastër. Ne mund të jetojmë në një ambient të gjelbër vetëm me një unitet, sepse përndryshe pushteti nuk mund të ketë kujdes pa ndihmën e qytetarëve”, tha Aliu.

Ndërkaq, përfaqësues të organizatës “Let’s Do it Kosova” shprehën lëvdata për komunën e Ferizajt, e cila sipas tyre, ka një angazhim serioz në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

“Përgëzoj kryetarin dhe të gjithë qytetarët e Ferizajt dhe ata që kontribuojnë për një ambient të pastër, sepse kjo është fotografia jonë në raport me botën dhe ata që na vizitojnë, andaj inkurajojmë që ditë të tilla mos të ngelen vetëm në dy gjatë vitit, por gjatë gjithë vitit. Gjendja në Kosovë është në përmirësim e tutje falë angazhimit të shoqërisë, por mbetet akoma shumë për të bërë’’, tha Besarta Gashi nga kjo organizatë.

Drejtues të pushtetit lokal paralajmëruan se së shpejti do të ndihmohen ndërmarrjet që merren me pastrimin e qytetit nga fondi prej rreth 600 mijë euro i cili u  fitua nga Ministria e Mjedisit dhe qeveria gjermane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending