Connect with us

Ferizaj

Bizneset ferizajase në hall me ndërprerjet e rrymës

Published

on

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, pa ndonjë paralajmërim nga KEDS-i, po shqetësojnë pronarët e bizneseve që operojnë përgjatë rrugës ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj. Ata thonë se përveç dëmeve financiare, problemet me rrymë po u shkaktojnë edhe stres.

“Shumicën e kohës jena pa rrymë, sidomos në vikende, ma shumë se gjysma e ditës pa rrymë, po na paraqet probleme në punë se nuk po mundemi me i kry porositë, bëjmë ankesa çdo ditë, por s’po ki edhe ku me u anku, edhe dëme sa dush po më shkaktohet, shumë herë më është dashur me gjuajt komplet mishin se ka nejtë në frigorifer pa rrymë e më është dashur me gjujtë se s’muj t’i  helmoj njerëzit”, tha Bujar Duraku, pronar biznesi.

“Ne si biznes jemi të dëmtuar, por edhe më shumë të nevrikosur pasi me fatura jemi zero dhe kjo po na bën me u ndi edhe më keq, pasi kjo pjesë ka shumë ndalje të rrymës, po dëmtohemi me aparatura, me kafe, mysafirët nuk ndihen mirë për shkak të gjeneratorit, sot nuk pati rrymë i thirra thanë që në ora 12:00 vjen për çudi erdhi në ora 11:00, para një jave në ora 09:00 është ndalur ka ardhur në orën 22:30, gjeneratori ke tu fluturu, çka me ba, nganjëherë po biem gati se në depresion, s’di ku është problemi”,  tha Selman Selmani, pronar biznesi.

“Probleme shumë, zakonisht kemi probleme me makina e aparate që janë me rrymë, kohën e fundit e kanë rregulluar pak se më herët nuk ka qenë fare stabile, ka qenë rryma e dobët, kohën e fundit kam qenë thuajse numër një që kam thirrur në KEDS me marr informata se zgjatë reduktimi, por asnjëherë nuk marr përgjigje të saktë se sa zgjatë ndërprerja e rrymës”, tha Arben Misini, pronar biznesi.

Për të kuptuar arsyen e këtyre ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike, Televizioni Tema kontaktoi me udhëheqës të KEDS-it në Ferizaj, mirëpo nuk mori asnjë përgjigje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending