Valon Ramadani zotohet për fuqizim të LVV-së në Ferizaj

Valon Ramadani është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, pas një procesi zgjedhor të mbajtur brenda këtij subjekti politik. Ramadani i cili para dy vitesh nga Nisma për Kosovën kaloi në Vetëvendosje, ka marrë 200 vota më shumë se kundërkandidati i tij Enver Bajrami.  Kryetari i ri i Vetëvendosjes në Ferizaj, tha se synon që këtë subjekt politik ta fuqizoj edhe më shumë.

“Ne kemi paraqitur një platformë tonën, ajo platformë është bazuar në tri pjesë, Lëvizja Vetëvendosje e profesionistëve ku të gjithë profesionistët që i kemi në Vetëvendosje do t’iu bashkohen edhe ata që deri sot nuk kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes dhe ditëve në vazhdim do të jenë ata të cilët do të kontribuojnë që të jenë pjesë e ekipës që do t’i japim formë dhe të gjejmë ato gabime që i bënë pushteti aktual dhe jo vetëm të gjejmë gabime, por edhe të japim alternativa për çështje të caktuara, pika tjetër është strukturë e hapur dhe dinamike dhe pika e tretë është gruaja në Vetëvendosje, do ta faktorizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ku do të ketë forma të ndryshme ku gruaja do të jetë aktive në Vetëvendosje”, tha Ramadani.

Megjithatë, pakënaqësitë në këtë subjekt politik në Ferizaj veçse kanë filluar, menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Është aktivisti Behar Ibishi i cili ka vendosur të largohet nga kjo parti, edhe pse thotë se ka pesë vite që është pjesë e saj.

Procesi zgjedhor nuk mund të them se ka shkuar keq, pasi është respektua parimi një anëtarë një votë, por anëtarët të cilët kanë ardhur mendoj se nuk janë në Vetëvendosje, mendoj anëtarët të cilët  janë anëtarësuar dy javë para fillimit të fushatës, Vetëvendosjen e kam parë si shpresë, por edhe nga ajo jam dëshpëruar, sepse nuk ekziston fryma e njëjtë definitivisht”, tha Behar Ibishi.

Ramadani i cili është edhe deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, do të jetë kryetar i kësaj partie në Ferizaj përgjatë katër viteve. U bë e ditur se në zgjedhjet për kryetar partie kanë votuar 1200 anëtarë të këtij subjekti.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90