Connect with us

Ferizaj

LDK akuzon pushtetin për emërime politike nëpër ndërmarrjet publike

Published

on

Emërimet e anëtarëve të bordeve nëpër ndërmarrje publike në Ferizaj nga pushteti i PDK-së, partia më e madhe opozitare në këtë qytet, LDK-ja, po i konsideron procese me shumë shkelje ligjore. Gëzim Kokollari nga ky subjekt politik, gjatë një konference për media, ka përmendur disa nga emrat e emëruar nëpër këto borde, të cilët, sipas tij, paraqesin shkelje të ligjit.

“Në ndërmarrjen “Bifurkacioni” për shembull e kemi rastin e  Fisnik Bislimit i cili është kryetar i Forumit Rinor të PDK-së dega në Ferizaj, është zgjedhur anëtar bordi pa pasur as përvojë paraprake, as menaxheriale e as ne kontabilitet siç kërkohet me ligj. Po ashtu kemi Valon Sadikun, i afërmi i kryetarit Agim Aliu, i cili ka qenë po ashtu kandidat për anëtar Kuvendi gjatë zgjedhjeve të fundit dhe i treti në këtë ndërmarrje që është zgjedhur Nexhemdin Bajrami kandidat i AAK-së për asamblist. Emërimet politike kanë vazhduar edhe në ndërmarrjen “Ambienti” ku tre anëtarë bordi siç janë, Fatmir Azizi i AAK-së, Selami Ramiqi nga PDK-ja dhe Faton Xhakli i PDK-së, ndërsa sipas ligjit për ndërmarrjet publike thuhet se  nuk kanë të drejtë të zgjedhën anëtarë bordi në ndërmarrje publike asnjë person nëse në tri vitet e fundit ka qenë i kandiduar ose i zgjedhur nga partitë politike anëtarë Kuvendi, deputet apo ka bartur post politik. Kjo pra bie ndesh me ligjin për ndërmarrjet publike, përkatësisht me nenin 17 pika 2. Po ashtu e kemi edhe një shkelje drastike tek Stacioni i Autobusëve ku kemi  një konflikt interesi si rast i rrallë në gjithë Kosovën, për shembull Albrim Bytyqi kryesues i bordit të këtij stacioni, e ka emëruar për drejtor ekzekutiv një të afërm të tij shumë të ngushtë familjar, Gazmend Bytyqi. Këtu ka shkelje ligjore për ndërmarrjet publike dhe ligjin mbi konfliktin e interesit”, tha Kokollari.

Me këtë rast, dega e LDK-së ka ftuar organet e drejtësisë që të merren më seriozisht me këto raste.

“Ne i ftojmë të gjitha organet kompetente, duke filluar nga Inspektorati i Punës, Agjencia Antikorrupsion dhe të gjitha ato institucione që kanë për obligim të merren me raste te tilla për ta parandaluar dhe ndaluar këtë dukuri të nepotizmit dhe degradimin e të gjitha institucioneve publike në Ferizaj, sepse po mbytet shpresa e gjithë atyre profesionistëve për të kandiduar në strukturat e ndërmarrjeve publike”, tha Kokollari.

Dega e LDK-së në Ferizaj ka vlerësuar se përmes këtyre emërimeve nëpër ndërmarrje publike, po pushtohen politikisht këto institucione nga kryetari Agim Aliu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending