Connect with us

Ferizaj

Nis ndërtimi i Qendrës Sportive dhe Panaireve në Greme

Published

on

Ashtu siç Kosova po fiton në sporte, ashtu do të ndodhë edhe me çështje të mëdha nacionale. Kështu u zotua sot kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, gjatë një ceremonie përurimi në fshatin Greme të Ferizajt. Me këtë rast ai ftoi gjithë lidershipin e brendshëm që të jetë unik rreth çështjeve të mëdha politike që aktualisht po zhvillohen në vend.

“Ne mbrëmë kemi fituar sepse ekipi jonë ka qenë bashkë, i koordinuar dhe ka shënuar gola. Kështu duhet të jemi edhe ne politikanët për të ardhmen e shtetit tonë, të jemi bashkë dhe të koordinuar në ballafaqimin me sfidat që janë për Kosovën tonë, pozitë dhe opozitë. Asgjë nuk ka që na ndanë për përcaktimin tonë shtetëror si shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është një, ajo është sovrane, Kosovës nuk do të lejojmë që askush t’ia cenoj territorin e vet”, tha Kadri Veseli.

Pas kësaj deklarate, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli doli tek ngjarja për të cilën kishte ardhur. Ai bashkë me deputetët e komunës së Ferizajt dhe drejtuesit e pushtetit lokal, përuruan nisjen e punimeve për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Greme. Veseli u zotua se Gremja do të jetë model i fshatrave më të urbanizuar dhe investuar në Kosovë.

“Kjo sallë sportive të cilën e meriton Gremja, të njëjtën kohë Gremja meriton edhe më shumë, por kryetari dhe unë e kemi obligim që çdo kërkesë të këtij fshati ta realizojmë që t’i japim shembull gjithë Kosovës se si janë fshatrat e zhvilluara në vet industrializimin tonë”, tha Veseli.

Ndëkaq, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se vëmendja e Qeverisë së Kosovës për të investuar në komunën e Ferizajt do të thotë se tashmë të gjithë e kanë kuptuar që komuna jonë është kryeqendra e zhvillimit ekonomik, ndërsa Gremja është kryevendbanimi i zhvillimit ekonomik. Aliu shtoi se këto katër vitet e qeverisjes së tij do ta transformojnë esencialisht jetën e qytetarit të këtij vendi.

Ne po dëshirojmë të krijojmë perspektivë këtu në vendin tonë dhe sot ne po krijojmë një mundësi më shumë në Greme i cili fshat është vend dhe sinonim i zhvillimit ekonomik dhe që tregon se dalëngadalë zhvillimin po e bartim nga zonat urbane në ato rurale. Ky projekt i sallës sportive dhe panaireve do të jetë një mundësi më shumë për shkollën “Jeta e Re” në Greme, do të jetë një mundësi për nxënësit, për të rinjtë e të rejat e këtij lokaliteti, do të jetë një mundësi më shumë për komunitetin e bizneseve”, tha Agim Aliu.

Një kohë e gjatë e pjesës së fjalimeve u shpenzua duke u falënderuar ndër vete niveli lokal dhe ai qendror. Ndërsa, banorët e fshatit të gëzuar për këtë investim, patën edhe kërkesën e tyre të kahmotshme. Ata po kërkojnë produktin kryesor për jetë, ujin e pijshëm.

“Mirë shumë që po ndërtohet kjo sallë, por besoni që as gëzimin s’po dina me shpreh se këtu po na mungon uji, ujë të pijshëm nuk kemi, prandaj politikanët e Ferizjat duhet të mendojnë për këtë projekt që ka mbet në gjysmë tash e disa vjet”, tha një banor i fshatit.

“Ah sikur ta kishim edhe ujin gjithçka do të ishte më ndryshe, ju lutem le të na e sjellin ujin që më së shumti kemi nevojë“, tha një tjetër banor.

Projekti për qendrën sportive dhe të panairave në fshatin Greme do të ndërtohet me fonde të Qeverisë së Kosovës, të cilat kapin shumën prej 1 milion e 200 mijë euro. Drejtues të Qeverisë u zotuan se ky investim do të kryhet në vitin 2019 dhe do të jetë projekti më modern që po realizohet në Kosovë. Edhe ky projekt kapital sikurse “Bashkimi i qytetit” do të realizohet nga kompania ferizajase “Bardhi shpk”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending