Connect with us

Ferizaj

Ferizaj i bashkohet “Javës së Lëvizshmërisë”

Published

on

”Java e Lëvizshmërisë” që ka për qëllim të promovoj lëvizjen me biçikleta, ka nisur edhe në komunën e Ferizajt.  Adhurues të biçikletave sot kanë marshuar rrugëve të Ferizajt për të sensibilizuar qytetarët që të përdorin sa më pak veturat, për shkak të ndotjes që shkaktojnë ato.

Arianit Jashari, pjesëmarrës në këtë aktivitet, tha se shumë pak e përdor makinën, pasi biçikleta përveç kënaqësisë që i ofron, i sjellë edhe shumë benefite të tjera.

E përdori biçikletën mjaftë shumë dhe pikërisht sot në këtë ditë që po bëhet apel tek qytetarët që të përdoret më shumë biçikleta edhe unë u kisha sugjeruar, sidomos të rinjve, që të përdorin sa më shumë biçikletën pasi ka shumë anë pozitive, është efikase sidomos nëpër qytet, pa shpenzime, ndihmon edhe shëndetin dhe ruan edhe ambientin”, tha Jashari.

Zymer Mrasori nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kërkoi nga qytetarët që të përdorin sa më pak mjetet motorike, në mënyrë që të ruhet ambienti.

“Qëllimi i kësaj jave ka të bëj kryesisht me sensibilizimin e qytetarëve gjegjësisht ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit sa i përket përdorimit të mjeteve motorike të cilat shkaktojnë ndotje në mjedis, e posaçërisht vetëdijësimit për mospërdorimin e makinave dhe shfrytëzimin e mjeteve alterantive, biçikletën, trotinetin, transportin publik, do të thotë automjete të cilat shkaktojnë zero ndotje në mjedis”, tha Mrasori.

Edhe Kenan Gashi bashkëorganizator i këtij akviteti, tha se mjedisi është faktor i rëndësishëm për jetën e njeriut, prandaj duhet të kontribuohet në ruajtjen e tij.

“Sot është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të japin mundësinë që mos të lëvizin me automjete, por të lëvizin në këmbë apo me biçikletë për shkak që të ulet ndotja e mjedisit, prandaj nëpërmjet këtij aktiviteti të japim mesazhe që mjedisi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për jetë”, tha Gashi.

”Java e Lëvizshmërisë” në Kosovë që po mbahet në shtatë komuna të Kosovës ka filluar dy ditë më parë. Ky projekt është duke u zhvilluar në kuadër të Bashkimit Evropian.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending