Connect with us

Ferizaj

Me minimaratonë përmbyllet muaji kundër kancerit të gjirit

Published

on

Aktivitetet për përmbylljen e muajit sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit, në Ferizaj do të mbyllen të dielën me një minimaratonë. Për këtë ngjarje aktivistet e shoqërisë civile tashmë kanë përgatitur edhe numrat e kësaj minimaratone, e cila u tha se do të zhvillohet prej sheshit “Adem Jashari” deri tek rruga “Brahim Ademi” në këtë qytet. Florina Ujupi aktiviste e kësaj fushate, tregoi se paratë që do të grumbullohen nga blerja e numrave për pjesëmarrje në këtë minimaratonë, do të dedikohen për gratë e prekura nga kjo sëmundje.

“Kjo minimaratonë është më shumë si lloj bamirësie, do të thotë, të gjitha mjetet që do të mbledhen prej aty do të shkojnë për gratë që janë të prekura nga kjo sëmundje. Ne e dimë që shërimi i kësaj sëmundje kushton shumë shtrenjtë, por së paku do të gjejmë disa prej tyre që së paku t’ua lehtësojmë ndonjë terapi. Maratona do të nisë prej sheshit dhe do të vazhdojë deri tek rrethi afër Policisë dhe do të kthehen sërish, që sipas llogarisë vrapi është diku rreth 5 kilometra“, tha Ujupi.

Ujupi tha se numrat që po shiten për këtë minimaratonë kushtojnë 5 euro, mirëpo të kontribuojnë në këtë aktivitet bamirës munden edhe të tjerët  që nuk marrin pjesë në minimaratonë.

Këta numra për momentin i kemi shtypur deri në 100 ku sot do të filloj shitja e tyre në sheshin e qytetit në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Shitja e tyre do të bëhet deri këtë të shtunë, ndërsa edhe ata që nuk do të marrin pjesë në vrapim mund t’i blejnë dhe të kontribuojnë në këtë aktivitet që ne po zhvillojmë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit“, tha Ujupi.

Minimaratona që do të mbahet të dielën në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, do të zhvillohet prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending