Connect with us

Ferizaj

Ndërprerje e rrymës në Ferizaj

Published

on

Zyra për Informim e KEDS-it ka njoftuar se sot në Ferizaj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.

Më 18.10.2018 në NS 110/35/10 kV Bibaj T1-T2 do të ketë  ndërprerje totale: (Kodi: 400) prej orës 11:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.”Dëshmorët e Kombit”, rr. ”Ramadan Rexhepi”, rr.”12 Qershori” (nje pjese), rruga ”Emin Duraku”, ”Gjon Serreçi”, objektet banesore ”Inxhinieringu”, Hajrush Beqiri, Vizioni, Çerdhja, Naser Hetemi, Xhemaj Ferati, Seli Palushi, TS (MBTS),TS ” 14 “,TS ” 14″  (Kulla), TS Ura e Dudit, rr. ”Epopeja e Jezercit”, rr.”Skenderbeu”, rr.”Sejdi Sejdiu”, Kazerma, Mineksi, FSK TS i ri, IRK-ja, Fabrika e Vajit , ”Fitorja” dhe Fabrika e bukës, Fabrika e Gypave, rr. e Nerodimes, ”Ujëvara”, ”Frigoriferi”, Barakat, rr. ”Enver Topalli”, rr.”Rexhep Bislimi”, Gremja, Gaçka, Burrniku, Izhanci, Kashtanjeva, Bajnica, Semaja, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private, Manastirci, Nerodimja e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerci dhe bizneset private, Doganaj, Zaskok, Pleshina e Ulët dhe e Epërme, Dubrava, Fabrika e Ujit Pleshinë, Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizneset private,  rr. ”Riza Matoshi”, ”Imri Halili”, Nikadini, rruga e Varoshit, Qiraxhitë, Voskopoja, Trupaj, Trimori, Bicaj, Palloshi, Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsia, Vatë, Nikaj dhe bizneset private, Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku, Strazha, lagjja Dushkaja, Stacioni  Hekurudhor, Stacioni i Autobusëve, sheshi ”Ismajl Raka”, P-8, Kërbliq dhe Leskovicë, Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi, Lagjja e re, rr. ”Emin Duraku”, rr. e ”UÇK-së”, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, Teqja, Policia dhe Kuvendi Komunal, Fabrika “Lepenci”, Doganaj, Duraj, Kaçanik i Vjetër, Stagovë, Begracë, Elezaj, Një pjesë e qyetit, Komuna, Ambulanta, Shtepia e mallrave, Qendra e Shterpces, Hotel Breza dhe Junior, Vikendicat, Jazhinca, Sevce,Verbishtica dhe bizneset private, një pjesë e Shtërpcës, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj, Brod , TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla, TS Hotel Molika, Pilana, Farma, Gllogu, Silkapori, X- Fort.Renova, Dauti Comerce, Kivo, Renova, Stagova.

Vërejtje: Nga kjo dalje furnizohet BRE Matkos Grop.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i Scadës.

Më 18.10.2018 në NS 110/35/10 kV Bibaj T3 do të ketë  ndërprerje totale: (Kodi: 400) prej orës 14:00 deri në ora 19:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. ”Rexhep Bislimi”, rr. ”Hasan Prishtina”, TS Pylltaria, grupi i bizneseve, Fshati i Vjeter, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, Zllatari, ”Vëllezërit Gërvalla”, magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), ”28 Nëntori”, ”Astrit Bytyqi”, ”Haki Braha”, ”Emin Duraku” (një pjesë), rruga e Talinocit dhe Lagjja e Re, Komogllava dhe Gërlica.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i Scadës.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending