Connect with us

Ferizaj

Pas kundërshtimeve të qytetarëve, ndryshohet projekti ”Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Bizneset që operojnë përgjatë rrugës “Madeleine Albright” në Ferizaj, pas një jave larguan mbishkrimet që i kishin vendosur  nëpër lokalet e tyre ku shkruante ”Shiten objektet për shkak presionit nga komuna për përfitime të veta”,  duke kundërshtuar kështu projektin “Bashkimi i Qytetit”. Pas protestave në forma të ndryshme, banorët dhe bizneset e kësaj rruge arritën marrëveshje me komunën e Ferizajt, zyrtarët e së cilës u kanë premtuar atyre ndryshim të projektit.

Arkitekti i këtij projekti, Arsim Murseli, tha se do ta ndryshojnë projektin ”Bashkimi i Qytetit”, edhe pse një gjë e tillë do t’iu kushtoj më shumë.

“Pas debatit që kemi pasur në Televizionin e juaj kërkova të kontaktoj me ta pasi kontakti direkt është më i mirë, pas takimit tonë të enjten me banorë erdhëm deri tek një konkludim për një zgjidhje të re me të cilën do të jemi të kënaqur të gjithë, pra zhvendosja e nënkalimit nga rruga “Madeleine Albright” dhe shndërrimi i asaj rruge komplet në shesh dhe tani jemi në proces dhe në këtë mënyrë do të jemi të kënaqur të gjithë, edhe pse pak do ta rrisë koston. Zhvendosja e nënkalimit do të jetë te rrethi dhe aty nuk i pengon askujt, kryetari është në pajtueshmëri me zgjidhjen e cila do të bëj të mundur strukturën e projektit”, tha Murseli.

Për arritjen e kësaj marrëveshje u shprehën të kënaqur bizneset e kësaj rruge.

 “Kemi qenë të pakënaqur me projektin që ka qenë duke u zhvilluar, mirëpo tani kemi marrë një përkrahje nga institucionet se do të bëjnë një ndryshim për të mirën e rrugës dhe banorëve që punojnë këtu, kështu që e kanë marrë një vendim që në këtë projekt të bëhen ndryshime dhe sipas tyre ka me ardhë në gjendjen se si është dhe nuk rrezikohet asgjë, kemi marrë premtime edhe pse jo me shkrim, por gojarisht jemi marrë vesh që të bëhet zgjidhje”, tha Alban Bytyqi.

“Kemi bërë një bisedë me kryetarin Aliu dhe ai i ka dërguar arkitektët  e kanë shikuar vendin, kryetari i komunës ka thënë që nuk është me dëmtu asnjë banor në qytetin e Ferizaj dhe ka thënë që është një kryetar që ka dëshirë me ecë bizneset përpara dhe ka me dërgu arkitektin dhe me shiku vendin ku nuk dëmtohet asnjë banorë dhe ka ardhë arkitekti Arsim Murseli e ka hulumtu vendin dhe e ka shiku ku nuk dëmtohet askush dhe ku është një vend i mirë dhe që jemi dakord të gjithë, arkitektit i ka dalë pak punë dhe ne i besojmë tani, prandaj i kemi heq letrat, janë duke e bërë afër rrethit tani”, tha Edision Bytyqi.

Avokati i bizneseve dhe banorëve të rrugës  “Madeleine Albright”, Gazmend Rexhepi, tha se pas arritjes së marrëveshjes i kanë tërhequr kërkesat që i kishin parashtruar në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe në gjykatë.

 “Unë jam informuar nga banorët se kanë pasur një takim me projektuesit dhe kryetarin e komunës ku janë aprovuar kërkesat e tyre që ky projekt me ndryshu dhe me u zbritë më poshtë dhe kjo është e mirë se realisht institucioni i ka marrë parasysh kërkesat e banorëve  ku është duke u cenuar interesi i tyre. Tash unë në cilësinë e avokatit të këtyre banorëve i kam stopuar kërkesat që i kemi bërë në Ministrinë për Planifikim, sepse kemi konsideru që ky projekt bie në kundërshtim me Planin Zhvillimor Urban dhe njëkohësisht e kemi ndalur propozimin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë dhe  bllokimin e këtij projekti meqenëse palët kanë arritur një marrëveshje, kanë premtime nga institucioni se do të ndryshohet projekti dhe nuk kemi nevojë më këto kërkesa me i parashtru”, tha Rexhepi.

Banorët dhe bizneset të cilat funksionojnë në këtë rrugë, paralajmëruan radikalizim të protestave nëse projekti ”Bashkimi i Qytetit” nuk realizohet sipas marrëveshjes së arritur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending