Connect with us

Ferizaj

Bizneset kundërshtojnë projektin që parasheh rrugë me katër korsi

Published

on

”Katër korsi pa kurrfarë analize, unë po them se ky projekt është i gabuar, mjerët ju që nuk dini“, u shpreh biznesmeni Mustafë Bucaliu.

Në këtë formë u zhvillua debati në mes të  qytetarëve të komunës së Ferizajt, zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe atyre të komunës. Derisa ky tubim publik ishte ftuar për t’u prezantuar projekti i rrethrrotullimit tek Ura e Madhe, përfaqësuesit e bizneseve andej i shprehën vërejtjet e tyre me goxha tension. Kritikat më të mëdha ishin ato për magjistralen e cila vjen nga Prishtina deri tek Ura, ku nga Prelezi e deri në Fshat të Vjetër do të bëhet me katër korsi dhe trotuare, por me ndërprerje të rralla nga rrethrrotullimet. Firma projektuese “Infra Plus”, përmes një video projektori pjesëmarrësve u shpjegoi detaje se si do të duket kjo pjesë e qytetit, ndërsa zyrtarë të Ministrisë treguan se ky investim i cili parashihet të ekzistojë në 30 vitet e ardhshme, do të realizohet me qëllimin kryesor për rritjen e qytetit të Ferizajt.

“Pse dikujt nuk i konvenon, jo gjithherë të gjithëve na bie mirë, por vendimi për  të ardhmen e vendit është vendim që duhet të mbështetet dhe këtu Ministria e Infrastrukturës është e bindur që qytetit të Ferizajt do t’i dhuron një rrethrrotullim të shkëlqyeshëm, një urë që do të lidhë autostradën në mënyrë të përsosur dhe një rrugë të gjerë siç i ka hije komunës së Ferizajt në vitin 2050 e jo si ajo e shekullit të kaluar“, tha Qamil Feka nga Ministria e Infrastrukturës.

Derisa zyrtarët qeveritarë konsiderojnë se ky projekt është më i duhuri, bizneset që operojnë në atë pjesë këmbëngulin që shteti nuk po ndërton në favor të kësaj kategorie. Në emër të tyre më së shumti foli afaristi Mustafë Bucaliu.

“140 biznese që kushtojnë rreth 200 milionë euro. Ju jeni duke e shkatërruar qytetin edhe rrugën, ju jeni duke shkatërruar dhe jo duke punuar, pse të bëhet katër korsi, pse?. Ju i merrni lekët si projektues nga donatori dhe e shkatërroni biznesin, e ne paguajmë tatim afër 5-6 milionë vetëm ajo rrrugë. Rruga aktualisht është loçkë, mundeni me rrit dy deri në tri metra, as nuk ka shpronësim, nuk ka pengesa për kalime, kështu që po u them ju jeni duke luajtur kulla e prishtë”, u shpreh Bucaliu.

“Ishte kërkesa që mos të bëhet rrugë katër korsi, por të mbetet kështu si është me dy korsi e që në fakt të lëvizet nga njëra anë në tjetrën, por ajo nuk është në funksion të zhvillimit të qytetit, nuk është në funksion të një Ferizaj të ardhshëm, është në funksion vetëm në mendjen e këtyre bizneseve, por jo zhvillimit në tërësi”, tha Feka.

Në këtë diskutim publik , pati edhe të tjerë ankues, që shqetësimet kryesore i shprehën kryesisht për këtë rrugë me katër korsi, por edhe me zgjidhjen e problemit të rrethrrotullimit afër “Hib Petrolit” në përfundim të rrugës ”Vëllezërit Gërvalla”, me zëvendësimin e një semafori, për shkak të shumë aksidenteve që kanë ndodhur në atë vend. Sido që të jetë, zyrtarët e Ministrisë paralajmëruan se ky projekt i finacuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të nis  punët në pranverë të vitit që po vjen, ndërsa punimet pritet të zgjasin dy vjet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending