Connect with us

Ferizaj

Mbahet turneu i veteranëve në hendboll

Published

on

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, veteranët e hendbollit të klubeve nga Shkodra, Gostivari, Prilepi e Ferizaj,  zhvilluan ndeshje mes veti në kuadër të turneut tradicional të organizuar nga klubi vendas i hendbollit “Kastrioti” e që u mbajt në palestrën e sporteve “Bill Klinton”.   Përfaqësues të këtyre klubeve thanë se përkundër asaj se nuk janë në nivelin e duhur për lojë, të gjithë pretendonin ta fitojnë trofeun e këtij turneu.

“Kjo ishte një ftesë shumë e rëndësishme për ne pasi koinqdon me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe menduam me qenë prezent në pavarësinë e Kosovës në një turnir të hendbollit të veteranëve që kanë dhënë kontribut të madh që hendbolli të jetë në një shkallë të lartë. Pretendimet e tona janë të rrëmbejmë turneun por shpresoj të fitojë më i miri”, – deklaroi me këtë rast Artan Duro, nga klubi “Vllanzia” i Shkodrës.

“Ftesën ne e pranuam nga një bashkëlojtar i yni dhe kështu me plot dëshirë jemi nisur nga Gostivari edhe pse kemi pasur një ngjarje tragjike ku kanë humbur jetën 15 viktima, por për neve ka qenë nder me ardhë për pavarsinë e Kosovës”– tha Bashkim Jakupi , nga klubi “Jehona” e Gostivarit.

“Është një nder për pjesëmarrjen në turnirin që bahet në Ferizaj, ne planifkojmë që ta mbajmë një turnir ndërkombëtar në Maqedoni për veteranë, dhe do të kishim kënaqësi që klubi “Kastrioti” të merr pjesë. Ishtë kënaqësi me ardhë këtu pasi shumica e lojtarëve që janë veteranë kanë lujatur në klube të Kosovës dhe me të vërtetë ishte kënaqësi. Nuk jemi edhe shumë në formë apo në nivel të lartë por besoj se 15 minuta apo 30 minuta do të qëndrojmë”,tha Rubin Llashkovci, nga Prilepi.
“Klubi “Kastrioti” veteranët në bashkëpunim me klubet e tjera ku kemi musafirë “Vllazninë” e Shkodrës, “Jehonën” e Gostivarit, veteranët nga Prilepi dhe ne “Kastrioti”, do të zhvillojmë një aktivitet sportiv do ta zgjerojmë shoqërinë që  e kemi pasur edhe më herët, besoj se do të shkoj gjithçka në rregull”
– u shpreh Xhavit Morina, veteran i nga klubit “Kastrioti”.

Drejtoresha e  Sportit, Xhemile Murati -Shabani, e cila e shpalli të hapur këtë turne, tha se ky aktivitet sportiv ka një qëllim të shenjtë që ndërlidhet me ndërtimin e shtetit të Kosovës:

“Ne sot me këtë aktivitet sportiv po i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë  e vendit, ku në mesin e shumë dëshmorëve padyshim se kemi pasur edhe dëshmorë të cilët kanë qenë dashamirë të sportit, dhe poashtu kanë qenë pjesë aktive e sportit”, tha Murati-Shabani.

Për shënimin e ditës së pavarësisë, krahas turneut në hendboll, Komuna e Ferizajt realizoi edhe një mori aktivitetesh kulturore, ndërkaq  nesër mbahen homazhe tek Varrezat e dëshmorëve dhe organizohet një Akademi Solemne për ndër të Ditës së Pavarësisë së vendit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending