Shënohet Dita e Fëmijëve

Fëmijë të klubeve sportive e kulturore të Ferizajt por edhe filloristë të tjerë defiluan sheshit të këtij qyteti , duke përçuar mesazhe se po festojnë ditën e  tyre, 1 qershorin. 
Drejtoresha e Kulturës e Rinsië dhe e Sportit, Xhemile Murati Shabani, tha se janë përkujdesur që dita e fëmijëve të shënohet me shumë aktivitete në Ferizaj

Të tre sektorët e drejtorisë kanë bërë një organizim të përbashkët, është filluar me defile nga grupe të ndryshme ku në sheshin para komunë, atje klube sportive kanë mundur të bëjnë demonstrimin e sportve të tyre, në të njejtën kohë është zhvilluar një akitivitet edhe nga ansambli i valleve nga fëmijët e vegjël, dhe aktivitete të tilla do të ketë gjatë tërë ditës. Përvec këtyre ka qenë një bashkëpunim me FSK-në, Policinë, Urgjencën, KFOR-in ku ata kanë interpretuar për shërbimet që i bëjnë ata” – u shpreh drejtoresha Murati.

Përfaqësues të klubeve sportive në Ferizaj thanë se qëllimi i këtij organizimi është që të tregojnë se Ferizaj ka kulturë sportive dhe më e ka çka është më e rëndësishmja, se ka rini të shëndoshë.

“Në bashkëpunim me departamentin e rinisë e në nivel të të gjitha klubeve komunale kemi organziuar ditën dnërkombtare të fmëijëve. Kemi bërë një defilim sheshit dhe para komunës kemi shpërfaq teknikat dhe disa demonstrime të klubit “Kastrioti”, do të thotë është një simbolikë që me përkrahë rininë që në të ardhmen me u marrë sa më shumë me sport pasi sporti është ambasador”,- tha  Raif Musa, nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

Karateisti Fation Mahalla, tha se ishte i lumtur që defiloi e shpalosi teknikat e tij sportive para qytetarëve të Ferizajt.

“Jam nga klubi i karatesë”Kastrioti” jam shumë i kënaqur që sot është 1 qershori dhe poashtu jam shumë  i kënaqur që kam dalur me klub në qytet, unë kam bërë disa pozita dhe jamë shumë  i  lumtur”, tha Fation Mahalla.


Ditën e fëmijëve në Ferizaj e shënuan edhe shoqatat të tjera joqeveritare. Në qendër të qytetit “Handikos” kishte ekspozuar  produkte të ndryshme që ishin përgaditur nga fëmijë të kësaj shoqate.
1 Qershori shënohet në botë si Dita ndërkombëtare e mbrotjes së të drejtave të fëmijëve në përkujtim të kësaj date të vitit 1925, kur në Gjenevë u mbajt Konferenca Botërore për mbrojtjen e fëmijëve, ndërkaq zyrtarisht në disa vende të botës shënohet si Dita e fëmijëve që nga viti 1950.      

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.