DORËZOHET KRYETARI ALIU – TËRHIQET RREGULLORJA E ORARIT TË BIZNESEVE

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Ferizajt, ishte paraparë që  të miratohet edhe rregullorja për percaktimin e orarit te bizneseve, mirëpo, kjo pikë e rendit të ditës u tërhoq nga ekzekutivi, me arsyetimin se i duhet edhe nje përgatitje më e thellë. 
Por ky arsyetim nuk ishte i mjaftueshëm për këshilltarin komunal Nehat Mustafa, i cili kërkonte më shumë detaje.

“Mbas gjithë atij debati që është zhvillu në seancën e kalume e do rendi që me u ba një arsyetim pse po tërhiqet. Se mundet me ndodhë që këtu ka këshilltarë komunal që ndoshta motivin e parë e kanë pasë për me ardhë sot në seancë, pikërisht për me e votu atë rregullore ose mos me votu. Propozimi është që nëse nuk e di ti se pse është tërhjekë, me dalë drejtori.” – kërkoi këshilltari komunal Nehat Mustafa.

Edhepse kemi punuar shumë gjatë në këtë rregullore, edhe i kemi bërë debatet publike dhe të gjitha kërkesat i kemi marrë prej të gjitha bizneseve. Mirëpo shqetësimet e shumë bizneseve që po dalin kohëve të fundit, e kemi pa të arsyeshme që këtë rregullore ta shtrojmë në një seancë të rradhës dhe të inkorporojmë kërkesat e tyre që kanë pasë ato biznese.” – deklaroi drejtori komunal i zhvillimit ekonomik, Zekir Bytyqi

Lajmi i ditës erdhi nga taborri i këshilltarëve të pozitës, nga të cilët u kuptua se ekzekutivi i Agim Aliut nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta miratuar rregulloren e diskutueshme për orar të punës  në komunën e Ferizajt.  

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.