Connect with us

Ferizaj

SONDAZH I TV TEMA: LVV prin në Ferizaj me 33.63%, PDK i vihet prapa me 30.73%

Published

on

Radio Televizioni Tema, ka publikuar hulumtimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.  Në anketimin e 449 qytetarëve në qytet dhe në fshatra të kësaj komune, të realizuar nga fillimi i shtatorit deri më 17 shtator, ferizajasit janë deklaruar se do ta votojnëLëvizjen Vetëvendosje me një përqindje prej 33.63, pasuar nga PDK-ja me 30.73%, LDK-ja me 27.84%, ndërsa partitë tjera me 7.80%.         Drejtori i Televionit Tema, Visar Hoti, tha se mediumi që ai drejton nga viti 2001 realizon sondazhe të tilla, në të cilat margjina e gabimit ka qenë shumë e vogël.  Ai tha se margjina e gabimit të sondazhit të realizuar për zgjedhjet e 6 tetorit është vetëm 4.17%, ndërsa besueshmëria e mostrës 95%.

“Ne sondazhet tona i bëjmë me një metodologji interesante ku e kemi demografinë e përcaktuar në mënyrë shkencore dhe nëse iu kujtohet në vitin 2017 kemi dalë me një hulumtim i cili ishte kontradiktor në aspektin e pranimit, sepse nuk pranohej rezultati i sondazhit, mirëpo nga zgjedhjet doli se sondazhi jonë pati gabime shumë të vogla në përqindje. Po shpresojmë që edhe sivjet ta kemi bërë një analizë kualitative të vullnetit të qytetarëve të komunës së Ferizajt. 47.22% e mostrave janë realizuar në qytet, ndërsa 52.78% në fshatra. Nga 449 respodentët e anketuar 38% kanë qenë femra dhe 61.47% kanë qenë meshkuj, ku grupmosha 18-30 vjeç ka qenë 38%, nga 30-55 vjeç 42.76% dhe mbi 55 vjeç 18.05% , një demografi e ngjashme me atë të vitit 2017. Sipas nivelit të edukimit respodentët me shkollim të lartë janë 20.26%, me shkollim të mesëm janë 56.81% dhe me shkollim fillorë janë 22.93%. Nga mostrat që kemi gjetur apo nga analizat që kemi bërë kemi parë se në Komunën e Ferizajt sipas disponimit të qytetarëve për atë periudhë prin Vetëvendosje me 33.63%, pastaj vie PDK me 30.73% ndërkaq LDK është me 27.84%, pra kjo është tërësia e gjithë votuesve në qytet dhe fshat”, u shpreh Hoti.

Drejtori i Televizionit TEMA, tha se për dallim nga sondazhet paraprake, tani LDK-ja dhe PDK-ja prijnë në fshatra, ndërsa Vetëvendosje prin bindshëm në qytet.

 “Çka vërehet krahasuar me vitin 2017, vërehet një ndryshim në fshatra, ku kemi rritje të konsiderueshme të LDK-së dhe PDK-së  dhe realisht ata prijnë, që të dyja kanë forca të barabarta me 30.8%, dhe prapa është VV me 29.96% dhe të tjerë janë 8.44%, ndërsa në qytet shihet një avantazh shumë i lartë i Vetëvendosjes krahasuar me PDK-në, ku kemi 37.74%  të mostrave që janë deklaruar pro Vetëvendosjes, për PDK-në 30.66%, ndërsa në qytet LDK është më e dobëta me 24.53%,  ndërsa për partitë e tjera mostra që janë deklaruar në qytet është 7.07%. Pra, vlen të theksohet se në tërësi është një garë shumë e ngushtë dhe shihet se Vetëvendosje menjëherë prapa e ka PDK-në në komunë si tërësi”  tha Hoti.

Rezultatet e përgjitshme të hulumtimit për Ferizaj – Zgjedhjet 6 Tetor
Disponimi i banorëve të Ferizajt në pjesën urbane – Zgjedhjet 6 Tetor
Disponimi i banorëve të Ferizajt në fshatra – Zgjedhjet 6 Tetor

Sa u përket rezultateve të kandidatëve për deputetë, Hoti tha se janë ende në procesim të shënimeve, duke theksuar se ajo çka vërehet deri më tani nga ky hulumtim është se elektorati i PDK-së është ruajtës i votës së Ferizajt, tek Vendvendosja vërehet një shkallë e vogël shkuarjes së votave në Prishtinë, ndërsa tek LDK-ja vërehet orientim i dukshëm i votave për kandidatët e këtij subjekti edhe jashtë Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending