Connect with us

Ferizaj

QKMF ofron mamografi falas gjatë muajit tetor

Published

on

Muaji tetor njihet si muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Sipas hulumtimeve, një nga tetë gra diagnostikohet me kancer të gjirit, i cili është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe që mund të paraqitet në çdo moshë, por shumica e rasteve janë tek gratë në moshë mbi  45 vjeç.

Kirurgu ferizajas Xheladin Reçica, duke treguar shenjat e para të kancerit të gjirit, tha se kjo sëmundje mund të luftohet dhe mund të shërohet në rastet kur kapet në fillimet e saj.

 “Femrat duhet të dinë si ta zbulojnë më herët këtë sëmundje, pasi zbulimi i hershëm i sëmundjes është i barabartë me shërimin e plotë. Tumori i gjirit është i prekshëm gjatë kontrollimeve rutinore dhe është me rëndësi me zbulu tumorin me madhësi nën 1 centimetër. Është një sindromë e hershme në të cilat tumori shkakton dhembje në nyje, në eshtra dhe shpesh femrat mjekohen për shkak tyre, ndërsa më vonë zbulohet se shkakatar kryesor i këtyre dhembjeve ka qenë kanceri i gjirit, por simptoma kryesore është tumori në gji dhe ajo preket, kemi raste kur ka rrudhosje të lëkurës, raste kur përmes mamillës ka gjakosje, ka raste kur njëri gji është më i rritur se tjetri, por kemi edhe raste të ndryshme, por kryesorja është prekja e tumorit në gji”, tha Reçica.

Reçica, thotë se përveç fushatave sensibilizuese, shteti duhet të bëj më shumë për këtë sëmundje.

“Nënat dhe gratë janë duke bërë mjaft në zbulimin e sëmundjes, por ne si shtet duhet të mendojmë më shumë për to dhe ta zbulojmë sëmundjen kur është në fazë fillestare e jo veç kur është e prekur më tumor, prandaj kjo duhet të shkoj përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Fakultetit të Mjekësisë, të bëhen programe të posaçme të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe ajo është faktikisht edhe shërim i plotë i kësaj sëmundje”, tha Reçica.

Kurse, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, nuk kanë të dhëna se sa është numri i femrave të prekura me kancerin e gjirit në këtë komunë, pasi informatat e tilla, sipas tyre, i mban Onkologjia, por thonë se në gjashtë mujorin  e parë të këtij viti janë kryer afër 420 shërbime diagnostike.

Xhevdet Haxhidema, shef i diagnostikës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se mamografi është në dispozicon çdo ditë dhe se nuk ka listë të pritjes.

“Unë u kisha bërë thirrje të gjitha grave, nënave të komunës së Ferizajt, por edhe rajonit, që nëse ndjejnë vetën që kanë ndonjë problematikë që ka të bëj me gjirin të afrohen tek mjeku familjar apo torakal, pastaj me një raport qoftë të mjekut familjar mund të ofrohen shërbimet diagnostike dhe të bëjnë mamografinë. Nuk ka lista të pritjes, maksimumi që i bie të pres për të marrë ekzaminim është 2-3 ditë, por ka raste edhe që kryhet brenda ditës. Mamografi është tek objekti që është i vendosur, rentgeni mjafton me u paraqitë atje dhe është lista regjistrohen, pasi ta bëjnë mamografinë bashkë me imazhin e mamografisë ato paraqiten tek radiologia dhe ajo shoqërohet si ekzaminim bashkë  edhe me një eho të gjirit dhe merren të dhënat nga dy ekzaminimet dhe merret një raport i përbashkët nëse vërehen ndryshime referohen tek mjeku  për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Haxhidema.

Gjatë këtij muaji të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, mamografia në QKMF-në e Ferizajt do të bëhet pa pagesë, derisa muajve të tjerë ky shërbim kryhet me një çmim prej 6 eurosh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending