Connect with us

Ferizaj

”Plus Market” dhe OJQ-të e Ferizajt me nismë bamirësie

Published

on

Në këtë dhomë e cila nuk i plotëson as kushtet minimale për jetë banon familja 7 anëtarëshe Ramadani nga Ferizaj. Mirëpo, as kjo dhomë ku ata po jetojnë nuk është e tyre, por e Shoqatës së Pensionistëve të Ferizajt, objekti i të cilëve do të rrënohet pas një vendimi të marrë nga Kuvendi Komunal.

E zonja e shtëpisë Nafije Ramadani, duke treguar kushtet në të cilat jetojnë fajëson institucionet që nuk u dolën në ndihmë asnjëherë edhe pse burri i saj është veteran i luftës.

“Kushtet nuk i kemi aspak të mira, shteti nuk na ka siguru asgjë, banesa në prishje është, ne nuk kemi asnjë siguri. Vet e shtata jetojmë në këtë dhomë,  fëmijët i kam krejt nëpër shkolla, i kanë sukseset e mira, kanë ardhur komsioni ka shiku por prapë asgjë, tmerr është për këtë shtet një veteran i luftës me jetu në këto kushte“, tha Ramadani.

E, për të ndihmuar këtë familje, pronari i ”Plus Market”-it dhe disa organizata joqeveritare të Ferizajt, kanë nisur një aksion për të grumbulluar mjete financiare për ta bërë me kulm mbi kokë këtë familje.

Ata, në sheshin para komunës kanë improvizuar një kafeteri, ku qytetarët do të mund të shërbehen me kafe dhe paratë e grumbulluara do të shkojnë për këtë familje.

“Kemi shpreh dëshirë që me ia maru një shtëpi ose me ua ble një banesë, shpresoj që do të ndihmojnë edhe bizneset e tjera, ne e kemi hapur një xhirollogari, ia kemi dorëzuar ATK-së, Policisë dhe Prokurorisë që ata ta kontrollojnë atë, besoj që  do të shkoj puna mbarë, besoj që edhe popullata do të ndihmojnë, kafja është me pare, por çka të shitet do të shkojnë krejt për bamirësi“, tha Sylejman Neziri, pronar i ”Plus Market”-it.

“Jemi formu një grup prej 7 anëtarësh që do organizojmë disa aktivitete, sot e kemi nsiur me këtë shtëpizë ku do të shërbehen me kafe qytetarët dhe mjetet të cilat do të mbledhen do të shkojnë për bamirësi, qëllimi është të mbledhim sa më shumë mjete financiare dhe të ndihmojmë këtë familje e cila e ka gjendjen e rëndë“, tha Arbenita Topalli nga INPO.

Kjo inciativë e ka gëzuar pa masë familjen Ramadani, për çka shprehen shumë mirënjohës.

”Falënderoj shumë z.Sylën, më vjen keq që ai me dhanë maksimumin më shumë se institucionet nga shteti, e falënderoj shumë që vendit tonë i duhen shumë si ky person, me të vëretë po më vjen rëndë se shteti ka qenë dashtë të na ndihmoj e jo të kërkohet ndihmë për mua“, tha Ramadani.

Brenda hapësirës së kësaj kafeterie të improvizuar, inciatorët gjatë një muaji do të organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, për të nxitur kurreshtjen e qytetarëve për të pirë kafe aty, ndërsa më 28 nëntor do të organizojnë vrapim me moton “Të vrapojmë për bamirësi”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending