Connect with us

Ferizaj

Turne memorial në volejboll për Ismet Ramadanin

Published

on

16 vite më parë gazetari i sportit dhe anëtari i klubit të volejbollit ”Kastrioti”, Ismet Ramadani, ndërroi jetë në këtë sallë në të cilën e kaloi shumicën e kohës së jetës së tij.  Pikërisht në këtë vend tashmë është bërë traditë që të organizohet turne memorial në volejboll për nder të jetës dhe veprës së tij.

Një i tillë u mbajt sot në Ferizaj, ku morën pjesë katër klube,  dy nga Ferizaj një nga Gjilani dhe një klub nga Shqipëria.

 Ekrem Qorrolli, bashkëpunëtor dhe mik i Ramadanit, tha se me vdekjen e Ismet Ramadanit, sportit ferizajas i humbi gjallëria që e kishte dikur.

“Kemi qenë fqinj dhe jemi rrit bashkë, me të kam kaluar vite e momente që janë të prekshme kur i kujtoj. Ai ishte një sportdashës i madh që nga fëmijëria, i përcillte të gjitha sportet e në fund më shumë me volejboll, ai ishte edhe gazetar i sportit, ka shkruar në gazetat më prestigjioze në Jugosllavi, prandaj një përbledhje për të ishte sportist, e luante vet, por më shumë iu përkushtua sportit në aspektin gazetaresk, ai emër nuk do të harrohet kurrë në Ferizaj”, tha Qorrolli.

Kurse, Arta Ramadani, e bija e Ismet Ramadanit, e cila është edhe trajnere e klubit të volejbollit “Kastrioti”, thotë se sa herë që hynë në këtë sallë ka emocione dhembje e krenarie.

”Babai është marrë moti me sport, por prej se kam filluar unë me volejboll është qasur në këtë sport dhe pikërisht në këtë sallë ai ndërroi jetë, sa herë hy në këtë sallë është e njëjta ndjenjë, por sot kur i shoh këta njerëz që kanë ardhur për nder të tij jemi krenarë, gjithë jetën e kam pasur me të, ka qenë shumë  e vështirë për mua, në momentin që ka vdekë unë kam thënë që s’do të luaj më kurrë, por e kam mendu që ai e ka dashur këtë sport dhe unë e kam vazhduar, që në një formë ma ka lënë amanet me u marrë me këtë sport”, tha Ramadani.

Kurse, përfaqësuesit e klubeve, thanë se është kënaqësi të marrin pjesë në këtë turne që organizohet për nder të Ismet Ramadanit.

“Është një nder i veçantë që e kemi marrë një ftesë të tillë dhe ndjehem e nderuar për këtë ftesë dhe për këtë pjesëmarrje, po ashtu besoj që edhe prania jonë këtu është nder për familjen“, tha Lindita Hoxha, trajnere e klubit “Mirëdita”.

Mbështetëse të këtij turneu ishin Drejtoria e Kulturës në Ferizaj dhe Federata e Volejbollit të Kosovës.

“Një e di që po të ishte sot do të gëzohej shumë nga numri i familjeve të volejbollit”, tha Abedin Ibrahimi nga Federata e Volejbollit.

Volejbolli në Ferizaj po na bën të ndjehemi krenarë, prandaj jam e privilegjuar që udhëheqi me këtë drejtori”, tha Xhemile Murati-Shabani.

Në këtë turne u ndanë kupa, medalje e mirënjohje për pjesëmarrësit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending