Connect with us

Ferizaj

Vjedhja e kapakëve të pusetave shqetëson qytetarët

Published

on

Ka kohë që pusetave në fshatin Pleshinë dhe Dubravë të komunës së Ferizajt, iu mungojnë kapakët. Për të minimizuar rrezikun, banorët e këtushëm janë detyruar që aty të vendosin goma të makinës për alarmim të rrezikut. Banorët thonë se kjo gjë paraqet rrezik, mirëpo për rregullimin e saj nuk po brengoset askush.

 “Problemi nuk është aq i madh, por edhe i vogël nuk është, sepse është problem për ta parë, mundet ndokush të ketë pasoja aty. Ata që janë kompetentë, kryetari i fshatit duhet të merret me këtë, por nuk merret, nuk janë duke punuar. Ka mundur ta marrë ndokush kapakun e pusetit, ta shes për hekura, por tash ku e dimë, nuk e dimë kush e ka vendosur gomën vetëm e shoh këtu, nganjëherë nuk është po nuk di gjë”, tha Ali Mustafa.

 “Kapakun e ka vjedhur ndokush aty dhe tash ka mbetur ashtu, nuk mund të merr askush përgjegjësi vetëm nëse ndokush e rregullon vet. Ka dy muaj që është kështu përafërsisht”, u shpreh Ilmi Karaliu.

 “Kësaj pusete ia vodhën kapakun dhe askush më nuk është interesuar ta kap grabitësin apo të zëvendësohet. Edhe po mbyllet ai gypi sepse kapaku nuk është, po hedhin gjithçka”, tha Muhamet Bakolli. 

Televizioni Tema ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj, Arben Halili, i cili përmes një mesazhi elektronik tha se ”pusetat janë probleme të përditshme si rezultat edhe i dëmtimeve dhe i vjedhjeve të kapakëve edhe problemeve tjera që janë trashëguar gjatë punimeve të pusetave, gjatë instalimeve të kanalizimeve si gjatë asfaltimit të rrugëve”.

Megjithatë, ai nuk theksoi se a do të merren masa për këtë problem.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending