Connect with us

Ferizaj

Shkolla “Pesë Dëshmorët e UÇK-së” bëhet me kabinet të kimisë

Published

on

Shkollës fillore “Pesë Dëshmorët e UÇK-së” në fshatin Pleshinë të komunës së Ferizajt, i është mundësuar kabineti i kimisë nga organizata “CDF – Donatorë të zhvillimit të komunitetit” nga Prishtina. Iniciator për këtë ishte ish-nxënësi i kësaj shkolle Drilon Bajraktari, i cili ishte fituesi i grantit “Jetëso Idenë” në kuadër të programit BRICK nga kjo organizatë.

“Puna ka filluar nga muaji maj ku e kam kryer një trajnim me këtë organizatë, në fund të trajnimit më kanë mundësuar të aplikoj për një projekt dhe do të thotë projektin e kam fituar dhe i kam pasur në dispozicion 1500 euro për t’i ndihmuar një komuniteti. E kam zgjedhur shkollën e vendit tim ku si mungesë e kam parë një kabinet të kimisë edhe kam arritur ta realizojë”, u shpreh Drilon Bajraktari.

Për këtë projekt flet edhe Vjollca Kelmendi, anëtare e organizatës CDF.

“Nxënësit fillimisht kanë ndjekur një trajnim për të mësuar se si të aplikojnë për grante, pasi e kanë ndjekur këtë trajnim ata kanë aplikuar me idenë e tyre për çka kanë nevojë në komunitetin e tyre dhe njëra nga idetë është kjo, do të thotë e Drilon Bajraktarit që ka ardhur të bisedojë me shkollën se çka është e nevojshme për këtë shkollë dhe pastaj kanë rrjedhur të gjitha procedurat. Si këto projekte i kemi edhe 17 të tjera, ku nxënësit kanë aplikuar tek ne, disa shkolla kanë përfituar edhe dy-tri herë, kemi dërguar edhe libra, pajisje sportive, të ndryshme do të thotë, ky është një projekt shumë Iaraman që ndoshta duhet pak më gjerë të bisedohet për këtë program, por kjo është një ndihmesë e madhe, sepse po e shoh edhe nga shkolla janë shumë të kënaqur dhe shpresoj që të kenë edhe shumë ide të tjera edhe nga nxënës të tjerë në të ardhmen”, tha Vjollca Kelmendi.

Ndërkaq, drejtori i shkollës dhe nxënësit, u shprehën falënderues ndaj organizatës dhe Drilonit.

 “Duke iu falënderuar ish-nxënësit tonë Drilon Bajraktari falë iniciativës së të cilit kemi përfituar këtë projekt, kabinet të kimisë, meqenëse kabineti është një mjet shumë efektiv dhe shumë atraktiv sa i përket lëndës së kimisë ose lëndët siç janë biologjia, fizika mund ta shfrytëzojnë këtë kabinet”, tha drejtori i shkollës, Bujar Shatrolli.

 “ Jam shumë e lumtur sepse në librat e shkollës ka pasur shumë eksperimente që deri tani ne nuk kemi mundur t’i zbatojmë, por tash e tutje e kemi laboratorin dhe kjo do të na ndihmojë shumë që të kuptojmë njësitë mësimore”, tha nxënësja Leonita Bajraktari.

“Për mua është i dobishëm shumë sepse nuk kemi mundur t’i bëjmë eksperimentet të cilat kanë qenë në libër, po ashtu laboratori na nevojitet shumë në lëndët shkencore për shembull në kimi, fizikë dhe biologji”, tha Mentor Beka.

Organizata CDF ka 20 vite që përmes projekteve të ndryshme në infrastrukturë, shërbime sociale e të tjera, ndihmon  fshatrat e ndryshëm të vendit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending