Connect with us

Ferizaj

Nxënësit e shkollës ”Çesk Zadeja” zënë vendet e para në Maqedoni

Published

on

Orges Isufi dhe Eleonida Elezi, nxënës të shkollës së arteve ”Çesk Zadeja” në Ferizaj kanë zënë vendin e parë në garat ”Artisti i ri” që u mbajtën në Maqedoni. Çmimin e vendit të dytë në këto gara e mori Anisa Shabani, ndërsa me çmimin e vendit të tretë u shpërblyen Artina Salihu, Arnisa Malsiu dhe Adea Halili. Ata u shprehën të kënaqur me çmimet e fituara.

 “Çmimi im ka qenë vendi i parë, çmimi absolut. Nuk është që e kam pritur këtë vend, por sipas punës që e kemi bërë edhe punës së profesorit Rinor kemi arritur. Na kanë pritur shumë mirë, kemi kaluar mirë, ka qenë rrugë e lodhshme, por besoj që nëse dëshiron sukses duhet edhe punë. Kam marrë pjesë edhe në një garë tjetër, aty ka qenë në Shkodër, aty e kam marrë vendin e dytë”, tha Orges Isufi.

“Unë e kam marrë çmimin e parë, çmimin absolut me 100 pikë. Jam e kënaqur, por besoj që duhet ende më shumë punë pasi që do të marrim pjesë edhe në garat tjera. Kjo nuk është gara e parë që marrë pjesë, kemi marrur pjesë në gara në Prishtinë dhe në Shkodër, kjo është hera e parë që morëm pjesë në Maqedoni, shpresoj që edhe në garat tjera do të kemi suksese më tutje”, tha Eleonida Elezi.

“E kam fituar çmimin e tretë. Kam kaluar shumë mirë dhe jam krenare me veten”, u shpreh Artina Salihu.

 “Garat në Tetovë ishin shumë të mira, çmimin nuk e prisja dhe kjo ishte gara ime e parë edhe nuk do të jetë e fundit pasi që garat e tjera do t’i presim me vullnet të plotë edhe me plot përkushtim duke e reflektuar punën tonë të palodhshme që e bëjmë me profesorin”, tha  Adea Halili.

Profesori i tyre i muzikës, Rinor Aliu, tha se këto çmime janë një pasqyrë e mirë e qytetit dhe shtetit, ndërsa kërkoi mbështetje më të madhe nga instuticionet përkatëse në lehtësimin e pjesëmarrjes në gara të tilla.

“Jashtëzakonisht i kënaqur isha me sukseset e nxënësve të mi edhe të shkollës. Kemi kaluar mirë, gara ishte mesatare duke e marrë parasysh që puna e madhe e nxënësve me një formë na ka bërë të ditur që konkurrencën do ta kemi gati se të njëjtë, juria ka vendosur që çmimet e saj t’i ndajë për nxënësit e shkollës sonë dhe për punën të cilën unë e kam bërë. Çdo gjë do të varet nga komuna jonë, me mbështetjen e komunës, pasi që përkrahja e tejkalon mundësinë e prindërve, duke  marrë parasysh udhëtimet, konkurrimet, participimet nuk do të munden të mbulohen nga vet prindi. Sigurisht edhe shkolla ka fonde të kufizuara që shpeshherë udhëtimet e tona janë të pamundshme, por do të mundohemi që të bëjmë një zgjidhje që aktivitetet tona të mos anulohen për shkak të transportit e të hollave, por do të mundohemi që me punë edhe këto të tjerat t’i tejkalojmë”, tha Rinor Aliu.

Nxënës të kësaj shkolle do të marrin pjesë edhe në garat në Ohër që do të mbahen më 28 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending