Connect with us

Ferizaj

Eloida Alija, vajza me zemër të madhe që mendon për të gjithë

Published

on

Me të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë ditë më parë, janë solidarizuar pothuajse të gjithë. Kjo fatkeqësi natyrore që la të vdekur 51 persona, ka prekur edhe Eloida Alijan nga Ferizaj. Kjo vajzë e re e prekur nga sindroma down, pagën të cilën e merr nga puna që bën në një ordinancë stomatologjike në Ferizaj, ka vendosur ta dhuroj për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Tërmeti ka mbytur atje shumë persona dhe ka lënë pa bukë, unë do ta jap një pjesë të rrogës sime dhe jam e kënaqur që do t’iu ndihmoj, kemi qajtur për ta”, shprehet Eloida.

Kurse, pronari i ordinancës “Briliant Dent”, Burim Buzhala, ku është e punësuar Eloida, tregoi se si erdhën deri tek vendimi për të kontribuar për Shqipërinë.

“Duke diskutuar me kolegë se si ka ndodhë dhe se si mund të participojmë, duke diskutuar me Elën tha unë do ta jepja gjysmën e pagës, unë i thashë që nëse e jep ti gjysmën unë i jap 10 paga, më tha nëse e jap komplet pagën sa jep,  i thashë që unë i jap 20 paga dhe ashtu mbeti. U preka shumë për arsye se Ela shfaqi zemërgjerësinë  e saj dhe kjo tregon se personat me nevoja të veçanta kanë zemër të madhe dhe janë shumë human”, tha Buzhala.

Ky gjest humanitar i Eloidës nuk është i vetmi. Ajo ditë më parë ka prerë flokët e saj për t’i dhurura për gratë e prekura nga kanceri.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending