Connect with us

Ferizaj

7 mijë doza vaksina kundër gripit afër përfundimit

Published

on

Nga e hëna nëpër qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj, ka nisur  vaksinimi kundër gripit sezonal. Përgjegjësja në Shërbimin e Vaksinimit Drita Nazifi-Emini, tha se 7 mijë doza të vaksinave janë shpërndarë nëpër të gjitha institucionet shëndetësore publike që funksionojnë në Ferizaj dhe varësisht prej nevojave do të bëjnë kërkesë për shtim të numrit të tyre.

“Deri më tani i kemi marrë 7000 doza të vaksinave dhe ne sipas planprogramit që e kemi në raportin e pacientëve që duhet të trajtohen apo të mjekohen nëpër rajone të ndryshme duke e ditur që në qytetin tonë i kemi 3 qendra të mjekësisë familjare kryesore dhe që janë të mëdha atëherë e kemi ndarë edhe numrin e vaksinave që të jenë sa më afër pacientëve në bazë të rajoneve të tyre. Në kuadër të kësaj sasie ne i kemi edhe punktet, fshatrat përreth ku i kemi edhe ambulantat, njësinë e ambulantës dhe aty ku është e lejuar që të jepet vaksina edhe për fëmijë edhe aty i kemi ndarë në numër të përafërt me banorët të cilët janë të planifikuar të cilët do të vaksinohen. Kemi filluar nga dita e hënë dhe deri tani jemi thuajse në dozat e fundit të vlerave që i kemi marrë, që jemi furnizuar nga dita e hënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë”, tha Drita Nazifi-Emini.

Ajo tha se vaksinat kundër gripit sezonal janë ndarë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Ekipi jonë ka shkuar të vaksionojë edhe pacientët të cilët janë në ”Hendifer” dhe në ”Handikos”, aty ka qenë një numër deri në 30 pacientë që i kemi vaksinuar dhe ajo besoj që është një afërsi shumë e mirë për pacientë që edhe ata me një mënyrë të mos jenë në konfrontim të numrit të pacientëve tanë që vijnë çdo ditë”, tha Drita Nazifi-Emini.

Të moshuarit që prisnin për të marrë vaksinën kundër gripit, u shprehën të kënaqur për këtë shërbim.

Këto vaksina janë të mira. Faleminderit që kujdesen për ne, për shëndetin tonë që jemi në këtë moshë, ka edhe më të moshuar edhe disa kanë shumë sëmundje të ndryshme”, u shpreh Sabrije Goca.

“Po kemi ardhë të marrim vaksina të pleqërisë, diçka për gripin. Me bashkëshorten kam ardhë, i falënderoj të gjithë ata që i kanë dërgu këto vaksina dhe ju që po na shërbeni. Ju faleminderit shumë”, tha Ragip Hashani.

Për dallim nga vitet e kaluara, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksina këtë vit ka qenë katër shtamëshe që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresiv në qarkullim të gripit sezonal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending