Connect with us

Ferizaj

Adea Halili nesër mban koncert në teatrin ”Adriana”

Published

on

Për të treguar mësimet që ka marrë për instrumentin e pianos, nxënësja e shkollës së muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, Adea Halili do të mbajë koncert individual recital në teatrin e qytetit “Adriana”. Ajo thotë se ky koncert do të përfshijë vepra të karaktereve të ndryshme për të cilat ka ushtruar intensivisht në shkollë, por edhe në shtëpi që nga muaji shtator.

 “Gjithsej janë 6 vepra nga 6 kompozitorë të ndryshëm duke filluar nga epokat e mëhershme e deri më tani. Është puna që e kemi bërë me mund dhe pa lodhje kështu që ne na shtynë vetëm më shumë për të vazhduar përpara. Me piano merrem qysh kur kam qenë shumë e vogël dhe dashuria për të më ka bërë që të lidhem çdo ditë e më shumë dhe tanimë që po ushtrojmë mund të lidhem edhe më shumë me të, nuk është rëndë asnjëherë për ta dashur. Përpos koncertit kemi edhe aktivitete të shkollës që i organizojmë, po ashtu do të merremi edhe me gara të tjera të cilat shpresojmë që do t’i kalojmë shumë mirë”, tha Adea Halili.

Profesori i pianos në këtë shkollë, Rinor Halili, tha se koncerte të tilla i duhen të rinjve të Ferizajt për nxitjen e tyre në ruajtjen e artit.

“Adea me përkushtimin e saj ka arritur të realizoj një koncert të tillë edhe pse ne kemi shumë nxënës, mirëpo për ta realizuar një koncert të tillë ka nevojë jashtëzakonisht shumë për t’u përgatitur sepse ushtrimet janë shumë të gjata, puna teknike, e të tjera, mirëpo ia ka dalur dhe unë jam jashtëzakonisht i lumtur që edhe këtë vit po mundësohet që edhe një nxënës të realizoj një koncert të tillë. Çdo vit kemi nga një koncert, koncerti i fundit ishte nga pianistja Eleonida Elezi, këtë e ka Adea Halili, presim edhe nga nxënës të tjerë që janë në përgatitje e sipër që ky lloj i koncertit ka jashtëzakonisht një rëndësi shumë të madhe që Adea është përgatitur 9 vite për të realizuar punën e saj tash dhe unë jam fokusuar tek disa nxënës që gjatë karrierës së tyre të shkollës fillore apo të mesme së paku ta kenë një koncert ose dy që të mos përfundojnë pa pasur një koncert”, tha Rinor Aliu.

Koncerti do të mbahet nesër me fillim nga ora 18:00 në teatrin “Adriana” të Ferizajt ku Adea Halili përpos veprave të selektuara të saj, do të përformojë edhe një duo me kompozitorin mysafir nga Prishtina, Artan Hasani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending