Connect with us

Ferizaj

Fehmi Mehmeti zgjedhet kryetar i KBI-së në Ferizaj

Published

on

Fehmi Mehmeti është  zgjedhur kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, pas një procesi zgjedhor që ka mbajtur ky institucion javë më parë.

Edhe pse para se të mbahej procesi zgjedhor, brenda Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj u patën shprehur kritika të shumta për këtë proces, Mehmeti e cilësoi atë si të rregullt, duke thënë se teksa do të jetë në krye të këtij institucioni fetar ka synim të ndërtoj xhamia aty ku ato mungojnë.

“Zakonisht kryetarët e KBI-së i kanë punët e ditura, punët tona janë organizmi i jetës fetare, besoj që puna jonë vazhdon aty ku e ka lënë ish-kryetari, do të mundohemi që të jemi më afër me xhemat, do të mundohemi të rregullojmë infrastrukturë të Bashkësisë Islame, kam për qëllim ndërtimin e disa xhamive në disa fshatra dhe në qytet aty ku nuk ka, duke u munduar të gjejmë donacione të ndryshme për ndërtimin e tyre”, tha Mehmeti.

Mehmeti, tha se do të vazhdoj të ruaj tolerancën ndërfetare e cila mbizotëron në qytetin e Ferizajt.

“Nuk ka dyshim, Ferizaj gjithmonë është marrë shembull për shkak të historisë që ka, që në një oborr është kisha dhe xhamia, toleranca gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdoj patjetër, kemi pasur bashkëpunim të mirë me kishën katolike, por edhe me fqinjët që e kemi këtu kemi pasur takime me ta, nuk kemi pasur asgjë të keqe, shpresoj  që do ta vazhdojmë prapë“, tha Mehmeti.

Mehmeti, në krye të këtij institucioni fetar ishte edhe para 4 viteve, ku ka drejtuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj dy mandate radhazi. Ai në këto zgjedhje mori 81 vota nga 153 delegatë sa ishin gjithsej, ku bashkë me të janë zgjedhur edhe 9 anëtarë të rinj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending