Connect with us

Ferizaj

Ligji për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi, i pazbatueshëm në Ferizaj

Published

on

Edhe pse ligji për ndërtesat në bashkëpronësi është miratuar qysh në vitin 2013, në Ferizaj zbatimi i tij lë shumë për të dëshiruar. Në drejtorinë e Urbanizmit zbatimin e këtij ligji e konsiderojnë sfidues, pasi që thonë se para zbatimit të tij komuna duhet të rregulloj shumë çështje  të tjera. Madje, sipas drejtorit të Urbanizmit Lulzim Aliut,  njëra nga arsyet kryesore pse ky pushtet nuk është marrë fare me këtë çështje është edhe interpretimi i ligjit.

Një prej telasheve kryesore për ta trajtuar këtë çështje është definimi i të gjitha elementeve të bashkëpronësisë për një objekt. Ekzistojnë dallime në lexim të ligjit si prej ministrisë ashtu edhe tek në drejtori. Telashja kryesore është oborri i objekteve të vjetra, unë ashtu si e lexoj ligjin thuhet se element i bashkëpronësisë është edhe parcela në të cilën është i ndërtuar objekti, sepse është një shpjegim diku se të gjitha elementet edhe aty ku është pjesa e hapësirës për parking, ose pjesa e lojërave të fëmijëve, apo edhe rruga qe të çon drejt asaj ndërtese janë bashkëpronësi, por po them pa i sqaruar të gjitha këto ne s’kemi mundur të marrim asnjë hap në favor të zbatimit të këtij ligji”, tha Aliu.

Një tjetër arsye pse pushtetit nuk po i intereson ta zbatoj këtë ligj, është fakti që sipas të gjitha gjasave brenda një kohe të shkurt, banesat e vjetra në qytet do të shemben, për t’u ndërtuar të rejat me më shumë kate.

“Po them unë kam stagnuar këtu pasi që tre muaj pronarët e të gjitha ndërtesave të vjetra kanë qenë tek unë për të kërkuar sqarim nëse u lejohen ose jo ndërtimet e reja dhe çdo veprim do të jetë më tepër shpenzues sesa zgjidhje, përndryshe nëse këto ndërtesa nuk do të rrënohen gjithsesi qe në duhet ta zbatojmë ligjin, sepse ato po japin pamje të shëmtuar në qytet nga heqja e fasadave dhe vjetërsia e tyre, por sipas të gjitha gjasave në qytet do të kemi veç ndërtime të larta”, tha Aliu.

E, derisa Ferizaj as që ka menduar se si ta zbatoj ligjin për ndërtesat në bashkëpronësi, zbatimi i këtij ligji është çështje shumë prioritare për komunën e Lipjanit. Kryetari i kësaj komune më të vogël se Ferizaj Imri Ahmeti, tregoi se si janë duke e  zbatuar këtë ligj në praktikë.

“Është një ndër prioritetet e vendosura në agjendën tonë buxhetore, sepse konsiderojmë se një pjesë e objekteve banesore po provojmë bashkë me disa partnerë të tjerë me një projekt që ka të bëjë fillimisht me efiçiencën e këtyre objekteve,  vullneti jonë është që këto objekte t’i restaurojmë në tërësi me qëllim që ato të marrin një pamje tjetër. Paraprakisht kemi hy në agjendën e zgjedhjes së këshillave të banimit që së bashku me pronarët e këtyre ndërtesave kemi zgjedhur këshillat  dhe tashmë dihen përgjegjësit e secilës hyrje dhe bashkë me ta kemi adresuar kërkesën në disa fonde siç është Banka Botërore me të cilën kemi një marrëveshje të shkruar për vitet në vijim”, tha Ahmeti.

Ligji për banesat në bashkëpronësi rregullon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës në lidhje me shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve, hapësirave dhe pajisjeve të përbashkëta të ndërtesës – bashkëpronësinë në ndërtesë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending