Connect with us

Ferizaj

Murseli: Me uzurpatorët do të veprohet konform ligjit

Published

on

Komuna e Ferizajt ka publikuar një listë me 39 emra të personave të cilët konsiderohen uzurpatorë të pronës komunale. Publikimin e kësaj liste, udhëheqësit komunal thonë se e kanë bërë më qëllim të rritjes së transparencës si përmbushje e premtimit të bërë gjatë fushatës zgjedhore.

“Komuna ka publikuar një listë me disa uzurpatorë për disa zona kadastrale, kjo është bërë me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve të Ferizajt dhe vetëdijesimit të tyre që mos të uzurpohet prona komunale, për më tepër kjo listë është bërë si rezultat i transparencës së qeverisë lokale, po ashtu edhe kryetari i komunës Agim Aliu në fushatën elektorale edhe në raportin  e 100 ditëshit ka cekur se qeverisja lokale do të jetë transparente ndaj qytetarëve dhe do të bëhet publike lista e uzurpatorëve të komunës së Ferizajt”, tha drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli.

Megjithëse komuna publikoi një listë me 39 emra të uzurpatorëve në zonat kadastrale Dubravë, Fshat i Vjetër, Jezerc, Komogllavë, Nerodime e Ulët, Nikadin, Rahovicë, Rakaj e Slivovë, në fakt numri i uzurpatorëve në Ferizaj shkon në 100.  Por, se çka e ka ndërmend të bëj komuna e Ferizajt me këta uzurpatorë, shpjegon drejtori Murseli, duke e pranuar se do të kenë mjaftë shumë telashe.

“Tash do të shohim konform ligjeve në fuqi çka mund të ndërmarrim, janë afatet ligjore që duhet të respektohen tash do të shohim në të ardhmen çka mund të bëjmë për këta uzurpatorë, sipas ligjit u shkon njoftimi për lirim të pronës komunale pas njoftimit lëshohet vendimi ose në mënyrë të dhunshme të bëhet rrënimi ose lirimi i hapësirës në mënyrë vullnetare, ta shohim varet nga vullneti dhe gatishmëria për bashkëpunim të këtyre personave, por ne do të bëjmë përpjekje të shohim, pasi ka raste të ndishme kur e ka të ndërtuar shtëpinë dhe nëse nuk mund të bëj zgjidhje duhet ta kemi parasysh edhe këtë rast, por në aspektin procedural do të kryhen të gjitha procedurat, nëse kërkohet të implementohet një projekt infrastrukturor ose nëse është interesi i përgjithshëm për komunën e Ferizajt, në këto raste do të merren të gjitha masat, në raste të tjera do të jetë parasysh edhe pozita e qytetarëve, por të paktën duhet të përfundojnë procedurat dhe afatet ligjore në mënyrë decidive nuk mund t’i përcaktojmë pasi shkon njoftimi, data e pranimit të njoftimit, pastaj rrjedh afati ligjor, prandaj nuk mund të jap një afat të caktuar kur do të mund të merren veprime’’, tha Murseli.

U bë e ditur se ditëve në vijim do të publikohen edhe pjesë të tjera të listës së uzurpatorëve dhe sipërfaqes së uzurpuar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending