Connect with us

Ferizaj

VV thotë se i ka nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, ka njoftuar se ka arritur t’i siguroj nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. Vetëvendosje po kërkon interpelancë nga drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, lidhur me gjendjen e ndërtimeve në Ferizaj,  ndërsa idenë e saj, sipas zyrtarëve të VV-së,  janë duke e përkrahur edhe një numër i anëtarëve të  partive të tjera politike në këtë qytet.

“Ne deri më tani kemi siguruar 13 nënshkrime  të këshilltarëve komunal dhe për ta konkretizuar këtë ide na duhet edhe një nënshkrim, ku besoj që e kemi pasi që anëtari i PDK-së Nehat Mustafa na ka premtuar publikisht që nëse ne sigurojmë 13 nënshkrime ai do të jetë anëtari i 14-të që do të nënshkruaj pro thirrjes së seancës së jashtëzakonshme, kështu që besoj se gjatë muajit qershor ne do ta kemi një seancë të jashtëzakonshme dhe drejtori Lulzim Aliu do të na sqaroj në detaje për gjendjen e ndërtimeve në qytet. Ne vlerësojmë që gjendja e ndërtimeve është kaotike dhe ky proces  flet që  ka shumë shkelje  ligjore. Ne nuk po dëshirojmë të gozhdojmë asnjë individ”, tha Ali Halimi nga LVV.

Sipas Halimit, nënshkrues të këtij peticioni nuk janë vetëm anëtarët e opozitës. Ai tha se kjo nismë është mbështetur edhe nga ata që kanë hise në pushtet.

“Kryesisht janë anëtarë të opozitës, por ka edhe të pozitës, për shembull përveç Nehatit ka anëtarë nënshkrues edhe nga Nisma, ndërsa ata që kanë refuzuar janë të AAK-së, ku ne po shpresojmë se disa do të ndërrojnë mendje dhe do të bëhen pro këtij debati, ndërsa anëtarët e LDK-së nuk janë të gjithë ata që kanë nënshkruar, tashmë na kanë mbështetë vetëm disa prej tyre ku ne i falënderojmë për këtë vepër”, tha Halimi.

E, derisa Vetëvendosje po thotë se nga LDK-ja kanë nënshkruar 5 anëtarë, në anën tjetër kryetari i këtij subjekti politik në Ferizaj Muharrem Svarqa, tha se kjo iniciativë e Vetëvendosjes është përkrahur vetëm nga dy anëtarë të LDK-së. Svarqa thotë se nëse Vetëvendosje do të bashkëpunonte në vazhdimësi si opozitë e bashkuar, kjo ide ndoshta do të kishte mbështetje me më shumë vota të LDK-së.

“Me sa unë kam informacione sa i takon kësaj seance të jashtëzakonshme që kërkohet, LDK-ja nuk ka arritur një pajtueshmëri përkundër asaj që ne deri në marrje të qëndrimit kemi informacion që tashmë 2 anëtarë të LDK-së kanë qenë nënshkrues të këtij apeli dhe mendoj që temat e kësaj natyre mund te diskutohen kur edhe diskutohet raporti i punës, por edhe ai i debatit  të 100 ditëshit, ku për fat nuk është trajtuar në përmasën e kërkesave që ka opozita. Ne kemi dashtë që të kemi një mundësi për gjetjen e bashkëpunimit për veprimtari të mëtejme në mënyrë që mos të jemi të ndarë se shpeshherë nuk votojmë njëjtë, pra jemi të interesuar të unifikohemi. Unë personalisht nuk do të nënshkruaj, sepse besoj se ka forma të tjera të marrjes së këtij informacioni, kujtoj se interpelanca është më shumë atak ndaj një individi dhe jo zhvillimeve të qeverisjes”, tha Svarqa.

Sido që të jetë, Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj paralajmëroi se edhe ditëve në vijim do të loboj tek anëtarët Kuvendit që të mbledhë sa më shumë nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu do t’iu përgjigjet atyre lidhur me gjendjen aktuale të ndërtimeve në këtë qytet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending