Connect with us

Ferizaj

Nis dezinsektimi i hapësirave publike në Ferizaj

Published

on

Në Ferizaj ka nisur faza e parë e dezinsektimit të hapësirave publike. Ky aksion që është ndërmarrë me qëllim të pastrimit të ambientit nga insektet, e sidomos nga mushkonjat, të cilat janë bartëse të sëmundjeve ngjitëse, do të zgjasë deri në dezinsektimin e plotë të qytetit të Ferizajt.

‘’Në fazën e parë të dezinsketimit është përfshirë ana perëndimore e qytetit, e që ka filluar nga parku ‘’Liria’’ dhe ka vazhduar në rrugën “Brahim Ademi” deri tek pishina “Matoshi”, pastaj ka përfshirë edhe zonën tek Forca e Sigurisë së Kosovës, zonën rreth Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, rrugët “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rrugën “Zenel Hajdini”, rrugën “Enver Topalli” deri tek Tregu i Gjelbër dhe në fshatin Nikadin.  Sipas komunës, deznisektimi është kryer edhe në anën lindore të qytetit ku janë përfshirë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Driton Islami”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, rruga e “Reçakut” deri në magjistrale’’, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Përgjegjësit e këtij projekti kanë apeluar tek bletarët që të kenë kujdes pasi ky dezinsektim mund të ketë pasoja për bletët.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Trending