Connect with us

Ferizaj

Mbahet trajnim për taksistët lidhur me ofrimin e ndihmës së parë

Published

on

Organizuar nga “Auto moto Klubi i Kosovës”, në ambientet e Kryqit të Kuq në Ferizaj, u mbajt një ligjëratë për taksistët e këtushëm  lidhur me ofrimin e ndihmës së parë. Përfaqësues të kësaj organizate thanë se qëllimi i këtij trajnimi është që shoferët e taksive të cilët transportojnë udhëtarë, t’i përsërisin njohuritë që kanë të bëjnë me ofrimin e ndihmës së parë.

“Ata janë personat të cilët gjithnjë janë në kontakt me qytetarët, e në mesin e tyre ka që sëmurën sa janë duke udhëtuar me taksi, prandaj ne po dëshirojmë të barazohemi me të gjitha vendet evropiane ku atje prej kohesh zhvillohen kësi lloj trajnimesh. Thjesht në taksi mundet të qëlloj një grua shtatzënë, i komplikohet gjendja, e shoferi duhet të jetë në gjendje menjëherë t’ia jap asaj ndihmën e parë, apo edhe një tjetër i sëmur që mund të pësoj infarkt, shoferi mundet të shpëtoj jetë derisa pacientin ta dërgoj tek emergjenca më e afërt. Thjesht ideja është që të përgatitet shoferi i autotaksit për ndihmën e parë që normalisht edhe mund t’i ketë harruar gjërat që i ka mësuar dikur”, tha Asllan Pllana, inxhinier i komunikacionit rrugor.

Deri më tani trajnime të këtij lloji janë zhvilluar në disa komuna, ndërsa u tha se ato do të mbahen gjithandej Kosovës.

“Më vjen mirë që taksistët po i përgjigjen këtij trajnimi dhe besoni ata po shprehen se shumë gjëra i kishin harruar dhe këto ligjërata sikur po ju ndihmojnë atyre ta kenë të freskët këtë gjë elementare që i duhet çdo shoferi. Besoni që kjo kategori është shumë e ndjeshme në shoqëri, pasi çdo ditë kanë punë me qytetarë në rrugë publike dhe mund të kenë lloj-lloj ndodhi”, tha Pllana.

 

Këtë trajnim e mirëpritën edhe taksistët ferizajas, të cilët thanë se rifreskimi i njohurive është i nevojshëm.

“Unë punoj taksi me vite të tëra, prandaj këtu erdha me dëshirë sot pasi që e di se ndihma e parë është një gjë shumë  e rëndësishme për ne, edhe pse natyrisht ne e kemi mësuar këtë qysh prej kohësh dhe jemi të përgatitur për çfarëdo rasti, por megjithatë nuk është keq të përsëriten gjërat. Fatmirësisht deri më sot nuk kam pasur raste që më kanë ndodhur mua personalisht kur jam dashtë t’i jap dikujt ndihmën e parë, por nuk do të thotë se nuk më ndodhë”, tha taksisti Xhevdet Bajraktari.

Megjithatë, pjesëmarrja në këtë trajnim në Kryqin e Kuq la shumë për të dëshiruar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending