Connect with us

Ferizaj

LVV e Ferizajt shpall zgjedhjet për kryetar partie

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, nga sot ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të kësaj partie në këtë qytet. Për t’i shpallur zgjedhjet brenda partiake, në Ferizaj erdhi edhe deputetja Fitore Pacolli, e cila tha se Vetëvendosje synon që të instalojë demokraci dhe vlera brenda partisë.

“Nga sot qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj do të fillojë me zgjedhjet e brendshme për kryetar të kësaj qendre. Si Vetëvendosje jemi duke punuar intensivisht në të gjitha qendrat e Kosovës në mënyrë që të konsolidojmë dhe të thellojmë demokracinë e brendshme dhe të fuqizojmë qendrat e Lëvizjes në të gjithë Kosovën. Tani duke parë që qeverisja komunale në Ferizaj nuk po i përmbush pritjet e qytetarëve atëherë Lëvizja Vetëvendosje duhet të fuqizohet edhe më tepër dhe të bëhet njëra ndër partitë opozitare dhe njëra e cila shpien drejt një qeverisje më të mirë për qytetin”, tha Pacolli.

E pyetur nga gazetarët se sa do ta dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje dorëheqjet e që u bën nga ky subjekt pak kohë më parë, Pacolli tha se ato ikje nuk ndikojnë aspak në dobësimin e Vetëvendosjes.

 “Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka pasur ndarje, por ka pasur ikje të një grupi të vogël të aktivistëve dhe kjo nuk i ka dëmtuar aspak qendrat tona, ne jemi duke punuar intensivisht që të konsolidojmë demokracinë dhe që t’i fuqizojmë qendrat tona edhe më tutje, ne tashmë i kemi sondazhet të cilat tregojnë se Vetëvendosje mbetet e fortë në terren, pra mbetet ndër partitë kryesore dhe se këto ikje nuk e kanë dëmtuar aspak përkrahjen e qytetarëve të Vetëvendosjes dhe kështu që besojmë që matja e vërtetë do të jetë në zgjedhjet lokale e qendrore. Lëvizja Vetëvendosje po bën presion mbi qeverinë që të shkojmë në zgjedhje për shkak se tani kemi qeverisje të pakicës dhe kjo qeverisje nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin dhe kur shkojmë në zgjedhje atëherë kjo do të jetë matja jonë e vërtetë që do ta bëjmë”, tha Pacolli.

Ndërsa, Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, tregoi procedurat që do të ndiqen gjatë këtyre zgjedhjeve, derisa tha se ende nuk ka ndonjë anëtar që e ka shpallur kandidaturën.

“Procesi i shpalljes së kandidaturave fillon nga sot data 5 – 9 qershor kur dhe do të përfundoj procesi i shpalljes së kandidaturave, ata anëtarë që janë të interesuar për ta shpallë kandidaturën formularin duhet të vijnë ta marrin në zyrën e VV-së në Ferizaj, po ashtu nga data 16-29 qershor do të jetë fushata e hapur demokratike që do të organizohet për kandidatët e saj, data 30 është heshtje zgjedhore kurse data 1 korrik është dita e votimit, ndërsa  votimi do të jetë një anëtar një votë, ku të gjithë anëtarët aktivistët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të qendrës së LVV-së në Ferizaj’’, u shpreh Bajrami.

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka më shumë se një vit që nuk ka kryetar, pas dorëheqjes së Bashkim Misinit, i cili së fundmi udhëhoqi me këtë parti për pak muaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending