Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita e Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Qindra qytetarë, familjarë dëshmorësh, zyrtarë institucional e partiak, nderuan me homazhe dëshmoret e kësaj ane në Ditën e Çlirimit.

Pas homazheve tek varrezat e qytetit, organizuar nga komuna e Ferizajt në teatrin e qytetit u mbajt një akademi solemne, me ç’rast u përkujtua lufta e sakrifica shekullore për këtë ditë të lirë që sot shënon Kosova.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se detyra jonë pas luftës ishte shumë sfiduese në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit, por sipas tij, 19 vjet pas lufte Kosova shënoi shumë suksese e rezultate.

“Por gjatë kësaj kohe patëm dhe kemi ende sfida të mëdha përpara, ballafaqohemi ende me pengesa jo humane nga fqinji ynë verior dhe aleatët e tij, duke mos përjashtuar edhe mungesën e një konsistence të brendshme here pas here në rrugëtimin tonë të pritur. E dimë qe kemi nevojë për përgjegjësi dhe seriozitet më të shtuar në konsolidimin e shtetësisë sonë dhe jemi të gatshëm për të shtuar energjitë tona në këtë drejtim. Komuna jonë brenda këtyre 19 vjetëve ka parë një transformim të hovshëm, qyteti që po njeh ritme të shpejta zhvillimi  dhe transformimi në njërën nga qendrat më atraktive në të bërit biznes dhe të cilësisë së jetës. Të gjithë parametrat flasin që Ferizaj po shndërrohet në qendrën më të kërkuar në vend për zhvillimin e aktiviteteve biznesore, prandaj ne po punojmë që ta bëjmë Ferizajn një qytet mirëpritës, të qëndrueshëm, efikas në procedura dhe të përgjegjshëm në ofertat zhvillimore jo vetëm për katër vitet në vijim, por për 50 vjet me radhë”, tha Aliu.

Ndërkaq, kryetari i  Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj Rafiz Sejdiu,  përshkroi rrugëtimin e bërë drejt lirisë të të gjithë atyre që i dolën në ballë armikut. Ai u shpreh se Kosova gjithë këto vjet pas lufte ende nuk ka arritur t’i përmbush të gjitha pritjet që kishin të rënët për liri. Madje, pati edhe kritika drejtuar vendorëve.

“Përkundër shumë arritjeve, klasa politike në vendin tonë ka pasur dobësitë e saj. Veprimet në Parlamentin e Kosovës herë me gazë e herë me molotov sikur  ngadalësuan pranimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, siç është UNECSO e pa dyshim si pasojë e tërë saj është edhe mosliberalizimi i vizave. Pra, Kosova mbeti e izoluar për teke të disa individëve në politikë, ketë populli i Kosovës nuk do ta falë. Ne si veteranë të UÇK-së vlerësojmë mbështetjen që na ka ofruar shteti i Kosovës për rehabilitimin e shëndeteve të veteranëve,  mbështetje që ka qenë më se e nevojshme por që ka munguar në vitet e fundit”, tha Sejdiu.

Pas pjesë foljore, në këtë akademi solemne ku si rrallë here kishte mysafirë të shumtë si nga pozita e opozita, u shfaq edhe një program i begatshëm kulturo-artistik, me këngë të ndryshme nga kori i qytetit dhe i shkollës së mesme të muzikës “Çesk Zadeja”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending