Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj diskutohet për tri projektligjet e administratës shtetërore

Published

on

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ‘’Iniciativa për Progres’’, gjatë ditës së sotme kanë mbajtur debat publik për pakon e ligjeve të reformës së administratës shtetërore, përkatësisht: Projektligjin për Administratën Shtetërore; Projektligjin për Zyrtarët Publik si dhe Projektligjin për Pagat.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, tha se duhet të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar një administratë e cila prodhon rezultate.

“Në këtë aspekt duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht ligjin e ri për procedura të përgjithshme administrative, ligjet tjera, por në të ardhmen edhe këto tri ligje. Por, duhet të mbështesim me hapësira të përshtatshme, digjitalizimin për platforma elektronike edhe me shumë gjëra të tjera. Ne si Ministri e Administratës Publike në kuadër të reformës së administratës publike dhe në biseda me Bashkimin Evropian që të përafrohemi standardeve të nevojshme këtë vit do të fillojmë me pilot-projekt pastaj do të vazhdojmë edhe në komuna të tjera me ofrimin e shërbimeve me vetëm një pikë të kontaktit”, ka thënë Yagcilar.

Në këtë debat publik morën pjesë kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të rajonit të Ferizajt, siç është Kaçaniku, Hani i Elezit, Shtimja dhe Shtërpca.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, është shprehur se edhe komuna e Ferizajt synon të ketë reforma për të mirë. Si shqetësim të nivelit lokal, në këtë diskutim publik Aliu përmendi koeficientin e ulët të punonjësve të sektorit të gjendjes civile. Ai njoftoi gjithashtu se ka nisur procesi i hartimit të organogramit të ri të komunës së Ferizajt sipas ligjeve të miratuara së fundmi në fushën e administratës shtetërore, harmonizimi i pozitave të ndryshme për punën e njëjtë, mosha e vjetër e punonjësve të administratës komunale, përkatësisht nxitja e pensionimit të parakohshëm, pagesa e punës jashtë-orarit, digjitalizimi i shërbimeve të administratës komunale e të tjera.

 “Besoj që shembulli i Ferizajt është shembull për të ndjekur sepse gjithmonë ka sjell të reja që gjithmonë kanë shërbyer pastaj për gjithë Republikën e Kosovës. Përfundimisht duhet të kemi një pako dhe një zgjidhje sa i përket çështjes së administratës dhe reformës në përgjithësi sa i përket administratës shtetërore. Administrata është sfidë kudo në botë, është sfidë në shtetet demokratike, madje shpesh nuk mund të gjendet ai çelësi magjik ta quaj kushtimisht për të bërë ligjet më adekuate sa i përket reformave respektivisht shërbimeve më të mira të administratës”, tha Agim Aliu.

Ndërkaq, Naser Shamolli, Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Administratës Publike, ka folur për draftin e këtyre tre projekt-ligjeve. Në fund pati diskutime nga më të ndryshmet sa i përket ligjeve të reformës së administratës shtetërore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending