Connect with us

Ferizaj

Ferizaj edhe me një kyçje në autostradë

Published

on

Komuna e Ferizajt do të bëhet me kyçje të re në autostradën “Arbën Xhaferi”. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, duke theksuar se kjo vjen pas kërkesës së bizneseve dhe komunës së Ferizajt. Këtë deklaratë Lekaj e bëri gjatë fillimit të punimeve të rikonstruimit të rrugës Varosh-Gurëz, rregullimi i së cilës  Lekaj tha se do të kushtoj 2 milionë e 645 mijë euro, ndërsa punimet do të përfundojnë brenda 3 vitesh.

“Ajo që mund të them sot një lajm të mirë për bizneset, për kyçje në autostradë duke filluar nga rruga “Driton Islami”, Talinoci i Muhaxherëve, Sazli dhe Papaz, që do të jetë kyçja në autostradë dhe do të ketë impakt pozitiv tek bizneset sepse ne jemi zotuar se rrugët nuk bëhen vetëm për ministrin  apo kryetarin e komunës, por rrugët bëhen për të pas impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik, të turizmit dhe lidhje të korridoreve për t’u krijuar lehtësira qytetarëve dhe transportuesve të mallrave”, tha Leka.

Me këtë rast kryetari i Ferizajt Agim Aliu tha se ky projekt shënon fillimin e transformimit urban të qytetit, duke paralajmëruar kështu nisjen e projektit të ‘’Bashkimit të Qytetit’’.

“Sot kemi filluar punimet në aksin ndër më të rëndësishëm të Ferizaj, në aksin i cili është i gjatë afërsisht 5 kilometra, një projekt me të gjitha standardet më të mira dhe më të avancuara, është një rrugë e gjerë prej 18 metrash që do të ketë 4 korsi ku dy do të jenë qarkulluese dhe dy ndihmëse, do të ketë dy shirita gjelbërues, do të ketë dy trotuare, do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe do jetë lidhje me autostradën në pjesën e Kaçanikut, por njëkohësisht edhe për lidhjen që ka me Kaçanikun dhe Shkupin dhe po ashtu me këtë regjion i cili është i shquar për komunitet të bizneseve dhe është një taksapagues i madh në kuadër të buxhetit jo vetëm të Ferizajt, por edhe të Republikës së Kosovës”,tha Aliu.

Gjatë vizitës në Ferizaj, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj premtoi se shumë shpejt do të filloj rregullimi i rrugës në fshatin Tërrn dhe rruga Prelez i Jerlive- Fshat i Vjetër, ndërsa dha mbështetje edhe për projektin ‘’Bashkimi i Qytetit’’.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending