Connect with us

Ferizaj

Vihet gurëthemeli për shtatoren e dëshmorit Nazmi Uksmajli

Published

on

Në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vënë gurëthemeli për ndërtimin e shtatores së dëshmorit të parë të Zonës Operative të Nerodimes Nazmi Uksmajli. Gurëthemeli për shtatoren e dëshmorit nga Jezerci u vu afër ish shtëpisë së TMK-së, ku gjatë luftës ishte një zonë e ndaluar. Për figurën dhe heroizmin e dëshmorit Uksmaji foli gjenerali Imri Ilazi.

“Për të folur për Nazmiun nuk do të kem mundësi për të treguar rrugëtimin, historinë dhe përfundimin pikërisht në fshatin e lindjes. Ai edhe pse erdhi në vendlindje nuk pranoi të  hyjë në familje për t’u çmallur, sepse thoshte që para vetës e ka një mision dhe pa e kryer misionin nuk shkoj në shtëpi. Pra ky është akti me heroik që unë kam përjetuar nga një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dua të them se ai në momentin që hyri Jezercin e pa të lirë  dhe ashtu mendonte dhe ashtu do të ndodhë edhe pas rënies së tij heroike tek bashkimi i dy lumenjve në Nerodime, prandaj dua që të gjithë iniciatorët që aprovuan lokacionin për dëshmorin Nazmi Uksmaji t’i falënderoj dhe t’i përgëzoj, duke shpresuar se në një afat të shkurtër të ngritët kjo shtatore“, tha gjeneral Ilazi.

Kryetari i shoqatës së Veteranëve të Luftës në Ferizaj Rafiz Sejdiu, derisa foli për sakrificën e lavdishme të dëshmorit Uksmajli dhe të gjithë të rënëve të tjerë, shprehu një dozë zhgënjimi që  monumenti për dëshmorin e parë të  kësaj  ane po ngritët pas shumë kohësh.

“Kjo ndoshta është edhe paradoksale pasi që Nazmiu është dëshmori i parë kurse shtatorja i ngritët në mesin e të fundit, por siç thuhet më mirë vonë se hiç.  Ne nuk e patëm lehtë edhe pas çlirimit pasi që propaganda e politikës pacifiste e kishte bërë të vetën dhe shpeshherë jemi gjendur në vështirësi, pra merreni me mend u dashtë të kalojnë 15 vite e veteranëve të luftës së UÇK-së t’i bëhet një ndihmë ekonomike modeste”, tha Sejdiu.

‘’Me krenari dhe përgjegjësi duhet të punuar për ta çuar në vend amanetin e të rënëve për këtë liri që sot Kosova po gëzon. Ndjehuni të qetë familje të nderuara të dëshmorëve nëna dhe baballarë, sepse shokët dhe shoqet e fëmijëve tuaj që sot kanë Ditën e Veteranit nuk do të lënë asnjë gurë pa e lëvizur  për të realizuar atë amanet për të cilën kanë rënë dëshmorët e kombit”, tha Agim Aliu.

“Ndihemi krenarë që kemi qenë bashkëluftëtarë të Nazmiut dhe të tjerëve, ndihemi krenarë që e kemi vazhduar atë rrugëtim të tyre, ndihemi krenarë që e kemi pritur edhe qershorin e vitit 2009, ndihemi krenarë po ashtu që e kemi pritur 18 shkurtin e vitit 2018 dhe ju veteranë dhe ju bashkëluftëtarë të UÇK-së duhet të mburremi me atë kohë, duhet ta ruajmë emrin e veteranit, duhet të dalim haptas që kemi qenë pjesë e UÇK-së , sepse ne kemi përmbys historinë“, tha Elmi Reçica.

Për ta nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Nazmi Uksmaji, por edhe dëshmorëve të tjerë të kësaj ane, në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj u bën homazhe nga një numër i konsideruar i bashkëluftëtarëve, familjarëve dhe zyrtarëve të institucioneve lokale e qendrore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending