Connect with us

Ferizaj

Asfaltohen disa rrugica në Koshare

Published

on

Në fshatin Koshare të Ferizajt, ka filluar asfaltimi i disa rrugicave. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se në kuadër të këtij projekti është paraparë asfaltimi i rrugicave në fshatin Koshare dhe Slivovë.

“Kemi filluar asfaltimin e rrugicave në fshatin Koshare, është një projekt tre vjeçar që ka të bëj me asfaltimin e rrugëve në fshatin Koshare dhe Slivovë, vlera e këtij projekti është 377 mijë euro, gjithsej do të asfaltohen 24 rrugica në kuadër të këtij projekti dhe në kuadër të këtyre 24 rrugicave pjesë të caktuara do të kenë gjerësinë 5 metra, ndërsa disa prej tyre edhe 6 metra, nga këto 8 rrugica janë në fshatin Koshare, ndërsa 16 në fshatin Slivovë, faktikisht këto rrugë kishin mbetur në gjysmë ose disa nuk kishin filluar fare ndërsa ne i kemi filluar dhe tani jemi në fazën e fundit të asfaltimit të këtyre rrugëve, për fshatin Koshare nuk besoj se do të na mbetet ndonjë rrugicë pa u asfaltuar”, tha Bytyqi.

Banorët e Kosharës mirëpritën asfaltimin e rrugicave në fshatin e tyre.

“Unë gëzim më të madh se sot nuk kam pas, madje edhe mbrëmë e kam menduar që edhe nëse vdes e di që për asfalti më çojnë me më varros, gëzim më të madh nuk kam pas se kishim problem edhe me pluhur edhe me gropa, edhe na ndajti ai, në 2016 e shtroj një pjesë të mahallës e neve na ndajti, ndërsa këta paçin ymër nga dita e sotit”, tha Jakup Maksuti.

“Na gëzim kemi sot, shumë mirë është duke u asfaltuar që me u pas kanë autostradë nuk ish ba kështu, ne e falënderojmë edhe kompaninë, por edhe kryetarin, ka qenë gropa e pluhur, vjet na ka pas nda Svarqa, por tani mirë”, tha Xheladin Selimi.

Kurse, përfaqësuesi i fshatit Koshare Valon Halimi, tha se asfaltimi i këtyre rrugicave është vazhdimësi e projektit të LDK-së.

“Kosharja është përfituese në vazhdimësi e punëve të mira të menaxhimit të parasë publike nga ana e LDK-së që ishte projekt i vitit të kaluar dhe sot është faza e dytë e asfaltimit të rrugëve në fshatin Koshare, kjo tregon se taksat dhe tatimet e qytetarëve po kthehen në investime, ku Kosharja meriton t’i përfundoj të gjitha rrugët që janë tenderuar dhe projektuar dhe kërkojmë nga pushteti që të marrë inciativë që të gjitha rrugët që janë të tenderuara me këtë projekt të finalizohen, përveç rrugës “Maksuti” dhe rrugës “Mejtepi”  mbeten të kryhen edhe rrugët ”Hoxhë Elmiu”, “Ramë Mehmeti”, rruga e “Tërhanëve”, rruga “Trëndafilat”, ”Mulla Bejqës” dhe rruga “Fatmir Tërshani”, që më këtë cikël përfundojnë edhe investimet në infrastrukturën rrugore, ndërsa presim që në të ardhmen Kosharja të bëhet edhe me një shtëpi shëndeti që ka qenë e planifikuar, por pushteti aktual e ka hequr nga projekt-buxheti, por besojmë se me interesimin e qyetarëve do ta bëjmë aktive prapë”, tha Valon Halimi.

Sipas drejtorit të Infrastrukturës, gjatësia totale e rrugëve që do të asfaltohen në këto dy fshatra është mbi 8 kilometra.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending