Connect with us

Ferizaj

Dhuna në familje në përmasa shqetësuese në Ferizaj

Published

on

Tetori dhe nëntori do të jenë muajt kur në Ferizaj do të zhvillohen fushata sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje. Kështu u vendos sot në një mbledhje të radhës të mekanizmit koordinues  kundër dhunës në familje. Kryetari i këtij mekanzimi Naim Ferati, njoftoi se në këtë takim janë sjellur të dhëna nga terreni dhe fakte të reja që kanë të bëjnë me këtë dukuri negative në komunën e Ferizajt, si dhe u formua trupi punues që do të angazhohet për këtë fushatë.

“Në këtë mekanizëm ku përfaqësohen pothuajse të gjitha institucionet si Policia, Qendra për Punë Sociale, Prokuroria, mbrojtësit e viktimave e të tjerë, u raportua për statistikat e fundit që kanë të bëjnë me rastet e dhunës në familje, si dhe rastet më të veçanta që ndodhin në periudha të caktuara në familjet tona. Ne sot bëmë disa planifikime të cilat do të jenë në kahje të sensibilizimit të familjeve për raportimin e rasteve, si dhe u formua grupi punues i cili ka mandat periodik që do ta hartojë planin e veprimit në kohën sa më të mirë të mundshme, në mënyrë që do të fillohet me aktivitetet përkatëse”, tha Ferati.

Sipas Feratit, të dhënat që sot u prezantuan në këtë takim, flasin për një gjendje shqetësuese sa i përket dhunës në familje edhe në komunën e Ferizajt.

“Në bazë të statistikave që ne sot morëm gjendja nuk është fare e kënaqshme, por shpeshherë në disa raste kemi edhe alarmime të veçanta. Secili nga pjesëmarrësit i ka rastet e veta, por që ky mekanizëm është një trup që puna e tyre është me konfidencë”, tha ai.

U bë e ditur se përveç aktiviteteve të tjera, grupi punes për sensibilizimin e shoqërisë kundër dhunës në familje, do të zhvilloj edhe aktivitete nëpër shkolla dhe nëpër zona rurale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending