Connect with us

Ferizaj

Mbi 350 vullnetarë i bashkohen aksionit ”Ta pastrojmë Kosovën” në Ferizaj

Published

on

Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” i është bashkuar edhe komuna e Ferizajt. Në këtë aksion morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarët.

Në Ferizaj, ky aksion nisi nga deponia ilegale në fshatin Dremjak. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, duke kërkuar ngritje të vetëdijësimit qytetarë për ambient të pastër, tha se po punon që Ferizaj të jetë shembull në këtë aspekt.

“Ne jemi për të ngritur vetëdijën qytetare që të jetojmë dhe të punojmë për ambiente më të pastërta dhe do të tregojmë vazhdueshëm qëndrueshmërinë e aksioneve tona. Ju siç po e shiheni edhe pa vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, qeverisja ime komunale ka pas filluar të marrë disa veprimet në mënyrë që kjo zonë të jetë zonë e gjelbër, zonë e pastër, sepse në fakt gjatë këtyre tetë muajve të qeverisjes sime ka pasur konsistencë të aksioneve që të pastrohet i gjithë ambienti i territorit të komunës së Ferizajt dhe jo rastësisht sot kemi ardhur tek numri i 100 deponive ilegale të cilat ne i kemi hequr. Sigurisht se ne mund t’i heqim edhe 100 të tjera dhe sigurisht që edhe gjatë këtyre tre muajve do të bëhet kjo punë, por prapë do të jetë e pamjaftueshme heqja e deponive të tilla,  pa një ndryshim të mentalitetit dhe pa një angazhim të të gjithë qytetarëve për të krijuar një kulturë të re”, tha Aliu.

Kenan Gashi, koordinator regjional i këtij aksioni, tha se janë mbi 350 vullnetarë që janë angazhuar për këtë ditë, por edhe punonjës të të gjitha institucioneve.

“Aksioni ka filluar shumë mirë dhe besoj që çdo akterë i nivelit lokal i është përgjigjur këtij aksioni, po besoj se kjo është një ditë shumë e madhe për mjedisin”, tha Gashi.

Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” iu bashkuan edhe mediat e Ferizajt.

“Përkundër obligimeve që kemi si gazetarë dhe për ta përcjell këtë aktivitet ne sot jemi bërë pjesë e kësaj fushate “Ta Pastrojmë Kosovën”, duke qenë pjesë aktive si çdoherë e shoqërisë civile, unë falënderoj të gjtihë kolegët që i janë përgjigjur ftesës dhe shpresoj që ky aktivitet të mos ndalet asnjëherë”, tha gazetari Driton Ramadani.

“Aksioni për pastrimin e mjedisit është i mirë, çdo gjë që pastrohet është në të mirën tonë, në të mirë të shëndetit tonë, shpresoj që me këto aksione do të rritet edhe vetëdija”, tha kameramani Agron Misini.

Mosha e shtyrë nuk e pengoi as qytetarin Osman Trushupa, që të kontribuojë në pastrimin e qytetit.

 “Me shokë tubova disa letra ku kanë qenë dhe jam i kënaqur që po bëhet pastrimi në tërë Kosovën, Kosova ka nevojë për këtë pastrim”, tha Osman Trushupa.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” i filluar sot, do të vazhdojë deri më 15 dhjetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending