Connect with us

Ferizaj

Mbrojtja e pyjeve sfidë për Drejtorinë e Bujqësisë

Published

on

Në kuadër të preventivave për mbrojtjen e pyjeve të komunës së Ferizajt, drejtori i Bujqësisë në këtë komunë Burim Bajrami,  ka njoftuar se ka bërë edhe rifreskim tek kuadri, përkatësisht tek rojet e pyjeve. Bajrami e pranoi se gjendja e pyjeve është jashtëzakonisht e keqe, duke theksuar se mbrojtja e tyre nga kepërdoruesit është sfidë e madhe për institucionin e komunës.

“Në bazë të një regjistrimi që kemi bërë në terrren  del se pyjet e Ferizajt janë shkatërruar në masë të madhe. Unë si drejtor menjëherë i kam marrë disa masa konkrete fillimisht duke ristrukturu stafin, kam dërguar në komision disiplinor dy nga rojet si dhe një teknik të pylltarisë, ndërsa një tjetër teknik që ka qenë i akuzuar për marrje të mitos më nuk e kemi pranuar në punë. Po ashtu i kemi ristrukturuar rojet e pyjeve duke ua ndërruar vendet për shkak të rritjes së efikasitetit në punë, përveç tjerash kemi vendos edhe dy punkte të policisë si të vetmen zgjidhjen  për mbrojtjen e pyjeve në komunën e Ferizajt dhe mund të them se këto punkte e kanë arritur efektin që ne po dëshirojmë”, tha Bajrami.

Një vërejtje publike drejtori i Bujqësisë në Ferizaj Burim Bajrami, e adresoi tek institucionet.  Ai tha se pyjet fillimisht duhet të ruhen nga zyrtarët, e më pas nga prerësit ilegal të tyre.

“Duhet ta rujamë malin dhe pyjet ne vetë, personalisht unë e më pas edhe nga stafi im fillimisht. Unë nuk do të jem bashkëpunues me dëmtuesit e pyjeve, prandaj do të angazhohem maksimalisht që rojet e pyjeve dhe zyrtarët komunal mos të bashkëpunojnë me dëmtuesit, ky është qëllimi kryesor. Jam takuar edhe me kryetarin e gjykatës, po ashtu edhe me kryeprokurorin, jemi pajtuar për të bashkëpunuar në mbrojtje të pyjeve dhe të procedohen lëndët më me prioritet. Unë jam angazhuar që t’i mbledhë të gjitha të dhënat për secilin dëmtues që brenda vitit ka qenë prerës ilegal i pyjeve dhe i kemi dorëzuar në gjykatë që ata ta kenë më lehtë këtë procedurë, por fatkeqësisht deri më tani  nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me këto dosje, vazhdimisht dërgojmë fletëparaqitje, vazhdimisht ne i dërgojmë gjykatës raste dhe realisht nuk jam fare i kënaqur me punën që ata duhet ta kryejnë. Me vjen keq kur gjykata i konsideron dëmtuesit e pyjeve si shtresë të varfër, e realisht ata bëjnë biznes me këtë veprimtari”, tha Bajrami.

Sipas regjistrimit të fundit që ka bërë Drejtoria e Bujqësisë, del se pyjet e Jezercit janë më të dëmtuarat nga prerësit ilegal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending