Connect with us

Ferizaj

Ferizaj me marsh kundër kancerit të gjirit

Published

on

Dhjetëra aktiviste, punëtore shëndetësore, zyrtare të institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, marshuan sot në sheshin e qytetit të Ferizajt, në kuadër të muajit sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit. Edhe kjo ngjarje e cila renditet pas shumë aktiviteteve të tjera që gjatë muajit tetor u shënuan në Ferizaj, pati përkrahje nga kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi, si dhe asamblistet e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

“Përmes aktiviteteve të ndryshme jo vetëm të këtij muaji tetor, por çdo ditë të vitit unë ju përcjell mesazhin që ato që janë të prekura nga kanceri i gjirit nuk janë të vetmet në këtë betejë, ato e kanë përkrahjen e gjithë shoqërisë dhe institucioneve tona. Sfidat janë ato që e bëjnë interesante dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë”, tha Kristina Gashi-Bytyqi.

Në këtë marsh sensibilizues për sëmundjen e kancerit të gjirit, ishte e pranishme edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës Mexhide Mjaku-Topalli. Ajo u bëri thirrje të gjitha grave që të kujdesen në radhë të parë për veten dhe mos t’i neglizhojnë kontrollet mjekësore.

“Shtrohet pyetja se a është ende e nevojshme që ne të punojmë në sensibilizimin e kësaj sëmundje, unë nuk e përjashtoj mundësinë që është e nevojshme që të punojmë në këtë drejtim, por duhet të punojmë edhe me shumë për të bërë politika më të qëndrueshme dhe më të kapshme. Mendoj se duhet të jetë një mundësi edhe më e madhe që në institucionet tona ku mungojnë mamografët e ultazëri të plotësohen, por nëse radiologët na mungojnë atëherë qeveria duhet t’i plotësoj institucionet shëndetësore me këto resurse”, tha Mexhide Mjaku-Topalli.

Pas marshit, pjesëmarrëset e këtij aktiviteti patën rastin që për një orë të dëgjojnë ligjërata për sëmundjen e kancerit të gjirit nga radiologia Teuta Abazi, si dhe nga doktoresha e mjekësisë familjare Ganimete Bajrami. Kjo e fundit tregoi se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, gjatë gjithë vitit luan një rol të rëndësishëm  në këshillimin e grave sa i përket zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.

“Në kuadër të QKMF-së është grupi i infermiereve të cilat çdo fëmijë që lind janë të obliguara të shkojnë tek çdo shtëpi për të bërë promovimin së pari të gjidhënies dhe më këtë rast ato i këshillojnë nënat për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe ofrimin e shërbimeve që kryejnë institucionet shëndetësore tek ne lidhur me këtë sëmundje”, tha Bajrami.

Ndërkaq, grupi i grave aktiviste të Ferizajt, që tash e një javë vizituan shumë zona e fshatra të kësaj komune, treguan se nuk janë ndarë të kënaqura me rezultatet çfare ka sjell terreni. Dashurije Uksmajli, përfaqësuese e këtij grupi, tha se gratë nëpër vende rurale kryesisht pak janë të informuara se si mund ta zbulojnë  më herët kancerin e gjirit.

Ne gjetëm disa të dhëna jo të mira fatkeqësisht, pasi që gratë ishin shumë pak të informuara  rreth kancerit te gjirit, mbi 90 për qind e tyre nuk e kishin bërë asnjëherë mamografinë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre kishin frikë nga rezultati pas bërjes së mamografit që për ne ishte një përgjigje e çuditshme”, tha Uksmajli.

Në aktivitetet që sot u shënun për ndërgjegjësimin lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit nuk u pa asnjë burrë, madje as ata që përfaqësojnë organet komunale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending