Connect with us

Ferizaj

Paralajmërohen ndërprerje të rrymës në Ferizaj

Published

on

KEDS-i ka njoftuar se më 18, 19 dhe 20 nëntor, në rajonin e Ferizajt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjet.

Më 18.11.2018 në TS 110/35/10 kV Bibaj do të ketë ndërprerje totale në 35 kV: (Kodi:400) prej orës 10:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  rruga ”Dëshmorët e Kombit” , ”Ramadan Rexhepi” ”12 Qershori”,  ”Emin Duraku”,  ”Gjon Serreçi”, objektet banesore ”Inxhinieringu”, Hajrush Beqiri, ”Vizioni”, Çerdhja, Naser Hetemi, Xhemaj Ferati, Seli Palushi, TS (MBTS),TS  14, TS  14  (Kulla),TS Ura e Dudit, rruga ”Epopeja e Jezercit”, rr.  ”Skënderbeu”, rr.”Sejdi Sejdiu”, Talinoci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj, Fusha e Madhe, rruga e Prizrenit, Saraishta, Lloshkobarja, Llojza, Kosina, Slivova, Dremjaku dhe bizneset private, Kazerma, ”Mineksi”, FSK TS i ri, IRK-ja, ”Fitorja” dhe Fabrika e Bukës, Fabrika e Gypave, ”Ujëvara”, ”Frigoriferi”, Barakat, rruga ”Enver Topalli”, ”Rexhep Bislimi”, Gremja, Gaçka, Burrniku, Izhancu ,Kashtanjeva, Bajnica, Semaja, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private, Manastirci, Nerodimja e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerci dhe bizneset private, Doganaj, Zaskoku, Pleshina e Ulët dhe e Epërme, Dubrava, Fabrika e Ujit në Pleshinë, Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizneset private, rruga ”Riza Matoshi, ”Imri Halili”,  Nikadini, rruga e Varoshit,  Qiraxhitë, Voskopoja, Trupaj,Trimori, Bicaj,  Palloshi,Nikaj, Tushaj, Soponica, Malësia, Vatë, Nikaj dhe bizneset private, Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku, Strazha, Lagjja Dushkaja,  Stacioni  Hekurudhor, Stacioni i Autobusëve, sheshi ”Ismajl Raka” qender, P-8, Kërbliq dhe Leskovicë,  Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi, Lagjja e Re, rr. ”Emin Duraku”, rr e ”UÇK-së”, lagjja ”Ramadan Agushi”, Vakufi, Shtëpia e mallrave, Teqja, Policia dhe Kuvendi Komunal, Fabrika “Lepenci”, Doganaj, Duraj, Kaçaniku i Vjetër, Stagova, Begraca, Elezaj, Qendra e Shtërpcës, Hotel ”Breza” dhe ”Junior”, Vikendicat, Jazhinca, Sevce,Verbishtica dhe bizneset private, OSBE-ja, Biti e Ulët dhe e Epërme, Shushiq, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firajë, Brod, TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla, TS Hotel Molika, Pilana, Farma, Gllogu,  ”Silkapori, ”X- Fort”, ”Renova” , ”Dauti Comerc”, ”Kivo”.

Arsyeja e ndërprerjes: Servisimi  i kthinave 35 [kV].

Më 19.11.2018 në TS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Drejtimi i Fshatrave (Kodi:40000002) prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, Zllatari .

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

 

Më 20.11.2018 në TS 110/10(20)kV Lipjan do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Bablaku (Kodi:41000001) prej orës 10:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tërrni,  Bablaku, Rubovci, Kojska, ”Ata Projekt”, ”Dafina Shumolli”, ”Bali Comerce”, ”ETC”, ”Gërlica”, Rasim Halili, TS ”Metal Kosova”, ”Universum”, Babushi i Ri, Surqina, Cërrnilla, Mirashi.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

 

Më 20.11.2018 në TS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Drejtimi i Betoni (Kodi:40041002) prej orës 13:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rruga e Prizrenit, Saraishta, Lloshkobarja, Llojza, Kosina, Slivova, Dremjaku dhe bizneset private.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në trafo.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending