Connect with us

Ferizaj

Dita e Flamurit në Ferizaj shënohet me homazhe

Published

on

Për t’i nderuar dëshmorët e kombit, qindra qytetarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të partive politike, si dhe struktura të tjera të qytetit, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Gafurr Bytyqi, vlerësoi se kjo datë historike është festa më madhështore që ka populli shqiptar.

Kjo datë ndërlidhet me shumë aktivitete kombëtare dhe patriotike, kështu që ne duhet te jemi krenarë dhe të lumtur që shënojmë këso ditë. Një sakrificë madhështore e bënë dëshmorët e kombit, ata përparësi i dhanë atdheut, kombit dhe bashkimit kombëtar dhe jo interesave të tyre biznesore e familjare, prandaj ftoj qytetetarët e  këtij vendi që të bashkëpunojnë dhe të kultivojnë kulturën e bashkimit dhe unitetit të kombit tonë, kurrë mos ta gëzojmë Serbinë. Kujtoj që amaneti i dëshmorëve madje i ka kapërcyer pritjet tona në rrethanat se si është çliruar Kosova dhe si na kanë ndihmuar të tjerët, unë jam shumë i kënaqur me këto arritje, nuk kanë të ndaluar, ato duhet të shkojnë deri në fund për t’u plotësuar  amaneti i dëshmorëve”, tha Gafurr Bytyqi.

Të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në homazhet që organizohen në nderim të dëshmorëve, u shprehen edhe familjarët e dëshmorëve të kësaj ane. Vëllai i heroit Rexhep Bislimi, Kemajli Bislimi, tha se progreset që po arrihen në vendin tonë i motivojnë edhe më shumë për të besuar në të ardhmen.

“Më lejoni që në këtë festë mbarëkombëtare të bëjmë një dimension të evokimit të së kaluarës jo të lehtë, por të dhimbshme, madje dhe njëkohësisht edhe të të arriturave që kemi pas këtyre nëntorëve të njëpasnjëshëm të cilat na japin një motiv shtesë që e ardhmja është më premtuese sesa ajo që kemi lënë pas”, tha Bislimi.

Përveç homazheve, në komunën e Ferizajt nuk pati ndonjë aktivitet tjetër që shënoi Festën e Flamurit, ndërkaq përpos institucioneve publike sot nuk punuan pothuajse edhe shumica e firmave private të këtij qyteti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending