Connect with us

Ferizaj

Kuvendi i Ferizajt miraton themelimin e Muzeut të Kujtesës

Published

on

Si rëndom, edhe sot një kohë e gjatë e mbledhjes së Kuvendit Komunal të Ferizajt kaloi me reagime e kundër reagime për legjitimitetin e vendimeve që po i miraton ky institucion në Ferizaj. Derisa anëtarët e opozitës kritikonin ekzekutivin, por edhe kryesuesen e Kuvendit se po sjellë vendime të paligjshme, kjo e fundit vlerësoi se ky Kuvend është institucioni që më së paku po bënë shkelje ligjore.

“Sa i përket këtij mandati për një vjet deri më tani nuk është bërë asnjë shkelje, nëse kërkohet që të rishqyrtohen vendimet këto nuk janë shkelje ligjore, ju lutem.  Ne vetëm se po i realizojmë kërkesat e ministrisë, ju si LDK shumë mirë e dini se sa i keni zbatu kërkesat e nivelit qendror“, tha kryesuesja Kristina Gashi-Bytyqi

“Më provokove kryesuese me diskutu rreth këtij vlerësimi që the se nuk janë shkelje ligjore, unë kujtoj që pikërisht vendimi që sot keni sjellë me rishqyrtu ose me anulu është shkelje ligjore“, tha Enver Haliti nga VV.

“Unë dola në foltore se definitivisht e krijova nje përshtypje që m’i fuqizon akoma më shumë dy kualifikime për këtë qeveri që është ambivalente dhe virtuale”, u shpreh Burim Karameta i LDK-së.

Kësisoj, debati zgjati gati një orë, ndërkaq pas miratimit të rendit të ditës, propozim-vendimi për destinimin e një toke bujqësore në atë ndërtimore në fshatin Rakaj, pas kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal u anulua për këtë seancë. Një tjetër pikë që pas debatit të gjatë u miratua, ishte themelimi i Muzeut të Kujtesës.

“Arsyet kryesore për themelimin e këtij muzeu kanë të bëjnë me ruajtjen e materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe me periudhat e ndryshme historike në mënyrë që këto relikte t’i promovojmë para gjeneratave të tanishme, por edhe në të ardhmen”, tha drejtoresha e Kulturës Xhemile Murati-Shabani.

“Ne nga viti 1999 kemi humbur shumë relikte, shumë foto e materiale për shkak të mungesës së një vendi të tillë, besoj që këtu do të jemi bashkë të gjitha organizatat e luftës dhe do të punojmë në këtë projekt. E kemi parë dhe studiuar objektin e ish-gjykatës për kundërvajtje dhe për momentin kujtojmë se është i përshtatshëm për këtë muze”, tha Luan Jahiri nga PDK .

Por, lokacioni për këtë muze po kundërshtohet ashpër nga anëtari i LDK-së Shkëlzen Selmani.

“Nuk është vendi i duhur për këtë muze, ju lutem ta bëjmë një analizë më të thellë, jam për ta themeluar muzeun, por jo në këtë vend, sepse nuk e  meriton ky institucion atë objekt si zgafellë”, tha Selmani.

Për themelimin e muzeut pati edhe të tjera diskutime,  jo veç për lokacionin, por edhe për rëndësinë e një institucioni të rëndësishëm për këtë komunë.

“E dimë që më së pari kemi probleme me nda buxhet për shkak që shoqatat e dala nga lufta nuk janë institucione që mundesh drejtpërdrejtë me dhënë fonde për to, mënyra e funksionimit ka me qenë shumë e zorshme, e kemi vetëm një punëtor të muzeut të qytetit dhe ligji për financa publike nuk na lejon asnjë punëtor tjetër”, tha Enver Haliti nga LVV.

E, historiani Nehat Mustafa pati një vlerësim më të thellë.

“Nëse e kemi muzeun e qytetit dhe tash dalim edhe me një muze tjetër të kujtesës atëherë i bjen që një pjesë e historisë, sidomos kjo pas Luftës së Dytë Botërore duke përfshirë edhe lëvizjet ilegale edhe endeshenë edhe luftën çlirimtare, faktikisht po i ndajmë prej asaj historisë së muzeut të qytetit”, tha Mustafa.

Ndërkaq, Muhrrem Svarqa nga LDK përmes një fjalimi të gjatë donte që gjithsesi ta qet në pah që ky qytet do të duhej ta ketë një muze të kujtesës, por jo vetëm të luftës së fundit.

“Ne në përgjithësi në tërë historinë tonë vuajmë nga kompleksi që historia fillon me ne, prandaj do të ishte mirë që mos të krijojmë këso mundësie që dikush ta keqkuptoj ndoshta edhe iniciativën më të mirë për themelimin e këtij muzeu të kujtesës, sepse unë mendoj që kujtesa jonë do të duhej të ishte shumë më e thellë sesa kjo kujtesë të cilën ne vetëdijshëm po e kufizojmë, por ta krijojmë një mundësi që të jetë një vazhdimësi e një historie të lavdishme nga e cila është frymëzuar pikërisht UÇK-ja, sepse pa pas një histori të lavdishme me siguri që nuk kishim ardhë në këtë histori triumfuese”, tha Svarqa.

Kuvendi miratoi edhe një varg vendimesh të tjera të cilat kishin të bëjnë kryesisht me këmbim të ngastrave kadastrale, si dhe shpallje të pronave në interes të përgjithshëm. Po ashtu, në këtë mbledhje u miratuan propozimet për draft strategjinë komunale për personat me aftësi të kufizuara, si dhe statutin e teatrit “Adriana”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending