Connect with us

Botë

DUA LIPA – GRAMMY ARTISTJA E RE E VITIT

Published

on

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova,  Dua Lipa, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Grammy, që jepen nga asociacioni i botuesve muzikorë të SHBA-ve ,  mbrëmë në Los Angeles të Kalifornisë (sot sipas kohës lokale të Kosovës) u nderua me çmimin  “The Best New Artist” (Artisti më mi mirë i ri), ndërsa Grammy-n e dytë e fitoi në kategorinë e inçizimit më të mirë për vallëzim (Best Dance Recording)  me këngën “Electricity”, një bashkëpunim i saj me me Silk City dhe Mark Ronson.   Në fjalimin e saj gjatë pranimit të çmimit Grammy, Dua Lipa u dha kurajo të gjithë artistëve, pa marrë parasysh se prej nga vijnë, që të mos ndalen, por që të synojnë kulmin e arritjeve në jetë:    

“ Jam shumë e nderuar që isha e nominuar këtë vit së bashku me aq shumë artiste pabesueshëm të mira. Mendoj se këtë vit vërtetë dolëm përpara. Dua tua dërgoj në falenderim të madh fansave të mi, të cilët më kanë mundësuar që unë ta nxjerr verzionin më të mirë të vehtes time, ju dua shumë… Dua ta falenderoj ekipin tim, që ishin pranë meje, dua ta falenderoj Benin, Xhulesin, Oskarin, Uendin, Hanan, Kathin, Kirdesin dhe Grejsin, që kanë punuar pandarë, që ishin pranë meje. Dua ta falenderoj familjen time e cila është sonte këtu me mua.. Zoti im.. Jam shumë e shqetësuar , e ngazëllyer dhe aq mirënjohëse. Një gjë të cilë dua ta them është se të gjithë ata që akoma nuk e kanë kuptuar se të veçantë mund të jenë me tregimin më ndryshe që e kanë, me prejardhje tjetër, një emër që i  nderon rrënjët e veta, sepse pa marrë parasysh prej nga vini, ose në çka besoni, mos lejoni asgjë të ju pengojë juve dhe ëndrrës suaj, sepse ju e meritoni! ”    

Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095021ah) Dua Lipa – Best New Artist, Best Dance Recording – “Electricity” 61st Annual Grammy Awards, Press Room, Los Angeles, USA – 10 Feb 2019

    Në ceremoninë Grammy, me çmime për veprimtari muzikore gjatë vitit 2018 ndër të tjerë u nderuan:

Albumi i vitit:  Kacey Musgraves – Golden Hour

Inçizimi i  vitit: Childish Gambino – This Is America      

Artisti i ri më i mirë: Dua Lipa

Kënga më e mirë: Childish Gambino – This Is America

Albumi më i mirë Pop Vokal: Ariana Grande – Sweetener

Albumi më i mirë RAP:  Cardi B – Invasion of Privacy

Kënga më e mirë RAP: Drake – God’s Plan  

Dueti më i mirë: Lady Gaga dhe Bradley Cooper – Shallow

Producenti më i mirë: Pharrell Williams

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending